Të pasiguruarit lënë 60 mln lekë në vit në ambulanca
Shumë do të përdoret nga vetë shërbimi parësor për investime dhe shpërblimin e punës së mjekëve. Deklarata nga drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.
TIRANE- Qendrat shëndetësore arrijnë të mbledhin për një vit rreth 60 milionë lekë të reja nga të ardhurat dytësore, që janë kryesisht tarifat që paguajnë të pasiguruarit. Shumë e cila, tashmë, do të përdoret nga vetë shërbimi parësor për investime dhe shpërblimin e punës së mjekëve. Deklarata është bërë nga drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, gjatë një vizite që zhvilloi dje në qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytetet. "Jemi këtu në një prej qendrave me rezultatet më të mira në Tiranë për t'ju dhënë këtë lajm të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhurat dytësore, të cilat do të mund të përdoren nga vetë qendra. Të dhënat vjetore flasin për afro 60 milionë lekë të reja në total të mbledhura nga të ardhurat dytësore nga vetë qendrat shëndetësore", - u shpreh drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana. Ndërsa drejtori i kësaj qendre, Sinan Manjani, u shpreh se aktualisht ata kishin mbledhur 3 milionë lekë të reja. Gjatë këtij takimi drejtoresha e ISKSH-së, Hana, u shpreh se procesi i dixhitalizimit të informacionit në qendrat shëndetësore ka përfunduar në Tiranë e shumë shpejt do të shtrihet në rrethe të tjera të vendit. Ajo ka deklaruar se pas dy javësh, qendrat shëndetësore do të përfitojnë ato pajisje që kanë kërkuar në sajë të tenderit të zhvilluar. "Procesi ka mbaruar në Tiranë dhe në Durrës. Pritet shumë shpejt, brenda dy javësh të mbarojë në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë me këtë është kryer tenderi i Bankës Botërore në ministrinë e Shëndetësisë dhe shumë shpejt, brenda dy javësh do të fillojë edhe shpërndarja e pajisjeve sipas atyre përcaktimeve që janë dhënë nga vetë qendrat shëndetësore", - ka sqaruar drejtoresha Hana.
(s.g/BalkanWeb)