Arrestohet Çuni, i dënuar me 15 vjet për grabitje e vrasje
I arrestuari i djeshëm i policisë së Tiranës ishte larguar më 19 prill 2004 nga burgu 325 në Tiranë me një leje dhe nuk ishte kthyer më.Çuni është arrestuar në banesën e të motrës, në Mamurras.
TIRANE- Skuadra e Operacioneve Speciale e Policisë së Tiranës arrestoi në mesnatë duke u gdhirë dita e djeshme, Eduart Çunin, i dënuar me 15 vjet burg për grabitje, me pasojë vrasjen e shtetasit Gentian Uka. Çuni është arrestuar në banesën e të motrës, në Mamurras. Sipas burimeve, oficerëve të kërkimit u janë dashur 2 javë për të verifikuar informacionin e ardhur për vendndodhjen e Çunit, si edhe për të ndërhyrë për kapjen e tij. I arrestuari i djeshëm i policisë së Tiranës ishte larguar më 19 prill 2004 nga burgu 325 në Tiranë me një leje dhe nuk ishte kthyer më, duke "marrë më qafë" drejtorin e burgut në atë kohë, Ajet Zyberi, dhe juristin Dritan Cenaj. Çuni ishte dënuar për moskallëzim krimi, ndërkohë që ishte në pritje të vendimit për vrasjen gjatë grabitjes së Gentian Ukës. Ngjarja datonte më 20 prill 2000, ndërsa i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, Besnik Lamçe, ishte në kërkim. Gjykata dënoi me 25 vjet burg në mungesë Lamçen dhe provoi se ishte bashkëpunëtor edhe Çuni, i cili u dënua me 15 vjet burg për këtë krim. Në fakt, Çuni ishte vetëdorëzuar në burgun 325, nga ku ishte arratisur falë lejes. Policia e Tiranës nuk ka dhënë detaje se si është gjendur sërish jashtë qelive Çuni, i cili me arrestimin e djeshëm hyn për të tretën herë në burg.
(s.g/GSH/BalkanWeb)