E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pastrehët, Enti: Kemi gati 2 mijë kredi të zbutura

Janë plot dy mijë dosje, të cilat janë nën shqyrtim pranë bankës që ka lidhur kontratën me qeverinë për programin e banesave me kosto të ulët, ku shteti subvencionin komplet interesin apo një pjesë të tij.Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Ilirjan Proko, në një intervistë për gazetën shpjegon se përgjatë një viti e gjysmë kanë përfituar kredi të zbutur për blerje banese 1070 qytetarë. Sakaq, Proko shpjegon se një tjetër projekt në zbatim nga Enti Kombëtar i Banesave është ai i banesave sociale me kosto të ulët, që do të jepen me qira. Ky projekt, i pari i këtij lloji në vendin tonë, përfshin zhvillimin në tetë bashki dhe parashikon ndërtimin e 1100 apartamenteve.
Si po ecën projekti që Enti i Banesave ka vënë në zbatim lidhur me banesat sociale me qira?
Enti ka përfunduar ndërtimin për 40 apartamente në Shkodër, 40 apartamente në Kavajë dhe 40 apartamente në Korçë. Jemi në fazën e lidhjes me infrastrukturë, me energji elektrike dhe pastaj marrjen e lejes së shfrytëzimit nga bashkia përkatëse. Menjëherë pas kësaj procedure, Enti u kërkon këshillave bashkiakë të bashkive përkatëse listën emërore të gjithë qytetarëve që do të  strehohen. Qytetarët që do të përfitojnë duhet të jenë të pastrehë të bashkive respektive, të cilat do ta bëjnë të mundur privatizimin e këtyre banesave me koston reale të ndërtimit apo me kosto të ulët, siç jemi mësuar ti themi. Ambientet e kateve përdhese, të cilat janë ambiente shërbimi apo tregtimi, do të shiten në tregun e lirë për të krijuar të ardhura të tjera, që do të shërbejnë për ndërtimin e banesave të tjera për të njëjtin destinacion. Në të gjitha rastet, kur ndërton Enti i Banesave janë këshillat bashkiakë përkatës, të cilët duhet respektivisht të caktojnë listën e personave që do të sistemojnë.
Duke qenë se është një projekt pilot, pra që zbatohet për herë të parë, a janë bërë specifikimet e duhura për kategoritë që do të përfitojnë?
Projekti i banesave me qira është projekt i futur i ri. Ka filluar ndoshta nga fundi i vitit 2009 dhe ka pasur ecurinë e tij. Është një projekt i pazhvilluar deri më sot në Shqipëri. Janë rreth 1100 apartamente të ndara sipas të gjitha rretheve të vendit në bashkitë kryesore: Tiranë, Durrës, Kavajë Berat, Vlorë Fier, Korçë Peshkopi. Janë 1100 apartamente që do të destinohen fillimisht për një periudhë 10-vjeçare me qira sociale. Në to do të strehohen familjet me më shumë nevojë. Sigurisht dhe për këto do të ketë mënyrë pikëzimi, sa i përket mënyrës së ndarjes nga këshillat bashkiakë. Vetë këta këshilla kanë sistemet e pikëzimit, që sigurisht i referohen bazës ligjore që është ligji 9232 dhe kategorizimet e mundshme e të nevojshme për ata që do të bëhen përfitues. Në të gjitha rastet është këshilli bashkiak që do të listojë emrat e qytetarëve, që do të futen në këto banesa. Mund të ketë pagesë të diferencuar, dikush që është në nevojë mund të paguajë më pak qira, një familje që ka të ardhura më të mëdha mund të paguajë pak më shumë. Sigurisht do të ketë një procedurë për mënyrën se si do të menaxhohen këto objekte, por janë zyrat e bashkisë përkatëse që do të vendosin për procedurat e administrimit. Bashkia e Tiranës është në përfundim e sipër të projektit, por edhe bashkitë e tjera pothuajse i kanë përfunduar. Besoj se do jenë procedurat e ndarjes dhe hipotekimit së shpejti.
Një tjetër projekt, që zbatohet nga Enti Kombëtar i Banesave, është edhe ai e banesave me kosto të ulët apo subvencionimit të interesave të kredisë. Cilët përfitojnë nga ky projekt dhe si ka qenë ecuria e tij?
Po, është programi i subvencionimit të kredisë ose Enti mbulon në mënyrë të drejtpërdrejtë subvencionimin e kredisë së zbutur nga shteti dhe në listën e familjeve që përfitojnë kredi të zbutur nga shteti janë disa kategori. Janë familjet në nevojë, që janë sipas listave të evidentuara nga këshillat bashkiakë përkatës, ku qeveria ka kërkuar të sistemojë mbi 3 mijë familje. Janë dërguar emrat e tyre pranë Bankës Kombëtare Tregtare si banka e përzgjedhur nga Ministria e Financave, për të bërë dhënien e kredisë dhe që do të mbulojë subvencionin e gjithë kredisë për këtë kategori. Është bërë mbulimi i subvencionit të kredisë të qytetarëve që jetojë në familjet e ish-pronarëve, kam këtu parasysh të gjithë banorët që në vitin 1992 nuk gëzuan dot privatizimin e banesave të tyre, për shkak se këto banesa u takonin atyre që ishin shpronësuar nga qeveria e mëparshme. Ata morën statusin banorë në ish-pronë private dhe për gjithë këtë kategori Enti jep kredi në mënyrë të drejtpërdrejtë, me zero për qind interes për 30 vjet, të cilin e dërgon gjithashtu pranë bankës, ku trajtohet me kredi të zbutur nga shteti. Njëkohësisht është edhe mbulimi i administratës së lartë publike. Ata përfitojnë kredi për 30 vjet me 4 për qind interes në vit. Dhe, në këtë rast është enti që mbulon subvencionet. Po kështu është edhe kredia që mbulon familjet e ish-policëve të vrarë apo të rënë në krye të detyrës. Në këtë rast, ata përfitojnë kredi me zero për qind interes dhe me 30 vjet afat. Përfitojnë të gjithë ata persona të pastrehë që përfshihen në një nga kategoritë e mësipërme. Banka Kombëtare Tregtare, nëpërmjet një procedure në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, jep dhe kredinë. Ne dërgojmë emrat tanë dhe është banka që bën dhënien e kredisë.
Sa familje kanë përfituar kredi të zbutur për blerjen e një banese me subvencion nga shteti?
Deri tani kanë përfituar 1070 familje në total. Projekti ka filluar rreth fillimit të vitit 2010 dhe i bie që në një vit e gjysmë kanë përfituar rreth 1070 familje të pastreha. Nëse do ta ndajmë këtë vlerë, janë 215 familje që janë familje në ish-pronë private dhe, në këtë kategori, përveç dhënies dhe sistemimit me strehim të 215 familjeve që jetojnë në trojet e ish-pronarëve, u kemi liruar shtëpinë pronarëve, familjeve që janë në pritje. Familjet në ish-pronë janë një kategori e privilegjuar, sepse janë dy familje që kërkojnë të përfitojnë, një që kërkon të marrë pronën e vet që e ka legjitime apo e ka të kthyer me kthim kompensim, gjykatë, apo të drejta pasurore që ekzistojnë; Dhe, një familje tjetër, që në fakt nuk e gëzoi këtë privatizim, por që duhet të sistemohet me strehim se nuk ka ku të shkojë. Kështu, shteti ka pasur një detyrim ligjor, prandaj është dhe diferencimi në këtë rast, që familjet të përfitojnë kredinë me zero për qind. Janë familje të pastreha në të gjitha kategoritë e tjera, për të cilat këshillat bashkiakë dërgojnë emrat përkatës për përfituesit e mundshëm. Ministria e Punëve Publike ka publikuar tashmë se sa familje përfitojnë nga bashkitë përkatëse dhe është munduar të bëjë një ndarje rigoroze sipas numrit të familjeve, të cilat vetë bashkitë i kanë deklaruar si të pastreha. Një bashki e madhe që ka numër të madh të pastrehësh, sigurisht që do të ketë dhe numrin më të madh të përfituesve. Nuk janë bërë ndarje të privilegjuara. Le ti referohemi për shembull Tiranës. Bashkia e Tiranës, që është edhe më e madhja në vend, e ka rreth 1072 numrin e familjeve që mund të përfitojnë procedurë që vazhdon edhe sot. Në dijeninë time, Bashkia e Tiranës ka çuar vetëm dy apo tri vendime dhe duhet të jenë rreth 240 familje që kanë përfituar nga kjo bashki. Dua të bëj një saktësim, që kur them e përfituar, do të thotë që familja rimbursohet, pra ajo e ka marrë kredinë. Shifrat që ju thashë janë familje që de fakto kanë përfituar. Sikurse ju përmenda dhe më lart, janë 215 familje në ish-pronë që kanë përfituar kredi me zero për qind, 767 familje që kanë përfituar nga bashkitë përkatëse kredi me 3 për qind, me afat shlyerjeje 30 vjet dhe 88 familje të tjera, që janë zyrtarë të lartë, që kanë interes 4 për qind. Procedura e nisur për strehimin vazhdon. Ritmet janë të tilla që çdo muaj 80-100 familje përfitojnë. Në një rakordim që bëmë kohëve të fundit me BKT-në, numri i këtyre f

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›