E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, shtyhet shpallja e rezultatit Rozeta Rapushi

Komuna e Shales ne qarkun e Shkodres po behet serish shkak per mos shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve te 8 majit. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, u dorezua nje ankese nga Partia Demokratike, e cila kerkon pavlefshmerine e zgjedhjeve ne kete komune. Por kerkesa nuk mundi te miratohej per shkak te mungeses se kuorumit te votave ne KQZ, duke qene se mungonin dy prej anetareve, nenkryetarja Deshira Subashi si dhe Osman Hysenaj. "Tre pro dhe dy kunder", u shpreh kreu i KQZ-se, Arben Ristani, duke mos mundur te kaloje per votim kerkesen e bere nga perfaqesuesi demokrat, Ivi Kaso. Por pas ketij vendimi, i cili nuk kaloi pa diskutime ne mbledhjen e komisionit, Partia Demokratike e la serish te hapur mundesine per ta ankimuar ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit. Argumenti i te djathteve per kete komune ku kandidati socialist fitoi vetem me dy vota me shume se kundershtari, eshte fakti se ka pasur edhe shtetas ne kete zone, te cilet u penguan te votojne. Por qe ne fillim te mbledhjes, perfaqesues te Partise Socialiste ne KQZ, e kundershtuan pretendimin e Kasos, madje dhe autorizimin e perfaqesuesit te PD-se, si i ngarkuar per te ndjekur proceduren ankimore. "Duke iu referuar nenit 26 te Kodit Zgjedhor, perfaqesuesi i cdo subjekti nuk ka te drejte te lere zevendes te tij", pretendoi opozita, duke shtuar se detyra e lene nga KQZ nuk eshte plotesuar saktesisht dhe PD-ja nuk ka nje perfaqesues sipas Kodit Zgjedhor per te ngritur ankim kunder vendimit te KQZ-se ne KQZ. Pas diskutimesh dhe debatesh, komisioni nuk miratoi dot kerkesen e Partise Demokratike, por tashme duhet te prese edhe dite te tjera, afat qe ne baze te ligjit, forcat politike kane per ta cuar ankesen e tyre ne Kolegjin Zgjedhor. Keshtu, duket e pamundur qe rezultati i zgjedhjeve lokale te 8 majit, ndonese kane kaluar me shume se tre muaj te shpallet brenda ketij muaji. Pengesa eshte serish Komuna e Shales ne Shkoder. Per shkak problemeve dhe moszhvillimit te zgjedhjeve ne kete komune, ne 8 maj, por edhe ne 31 korrik kur u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme, procesi u shty me tej. Zgjedhjet munden te zhvillohen vetem per te treten here me 21 gusht, dhe procesi eshte ende i hapur per ankimime te ndryshme nga forcat politike dhe mbyllja e tyre do te conte ne shpalljen e rezultatit nga KQZ. Aktualisht, fitues i zgjedhjeve ne Shale eshte kandidati i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›