E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Drejtesise, zgjidhet kabineti i ri, me shqiptare dhe eksperte te huaj

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, ploteson stafin e tij duke perzgjedhur dhe emeruar ne kabinetin e tij edhe nje ekspert te huaj. Me konkretisht, vec emerimeve te bera diten e djeshme ne dikasterin qe ai drejton prej gati nje muaj, Halimi emeroi ne postin e keshilltarit per reformat ne drejtesi, Juris Avontis, ish ekspert i Bashkimit Evropian ne Shqiperi per gjyqesorin. Avontis, u be keshtu zyrtarisht anetar i kabinetit ministror ne Shqiperi, me nje eksperience te gjere ne vendin tone si ekspert i Bashkimit Evropian ne Shqiperi per gjyqesorin per kater vjet dhe njeriu qe beri reformat e thella ne Letoni para hyrjes ne BE. Ai u prezantua si pjese e kabinetit dhe ne nje sektor te rendesishem, sic eshte realizimi i reformave ne sistemin e drejtesise. Nderkohe qe stafi i ngushte i emeruar nga Ministri Halimi, eshte i perbere nga gjyqtare te shkalles se pare, anetare te Gjykates se Larte, e keshilltare ne Gjykates Kushtetuese, per ta mbeshtetur ate ne reformat ne sistemin e drejtesise. Sipas Ministrit Halimi, ndryshime te thella duhet te behen ne sistemin e noterise, permbarimit, Zyres se Regjistrimit te Pronave, ngritjes dhe funksionimit te agjencise se falimentimit, dixhitalizimit te sistemit si dhe ne plotesimin e te gjitha detyrave te lena nga progres raportet e Bashkimit Evropian ne keto vite. Keshtu per realizimin e ketyre objektivave, ministri zgjodhi te emeroje ne postin e Drejtores se kabinetit, Enkeledi Hajro, nje ish-gjyqtare e Shkalles se Pare dhe keshilltare ne Gjykaten e Larte me nje ekperience te gjate pune edhe ne Ministrine e Drejtesise. Ndersa ne postin e keshilltares per Ceshtjet e Drejtesise qe lidhen me gjyqesorin dhe prokurorine, Halimi emeroi Evgjeni Sinoimeri, ish-anetare e Gjykates se Larte. Ne detyren e keshilltarit per hartimin e legjislacionit, Ministri i Drejtesise, emeroi Ardit Hysa, ish keshilltar i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Nderkohe qe ne krye te Drejtorise se Pergjithshme se Ceshtjeve te Drejtesise, u emerua Marsida Xhaferllari, ish gjyqtare e shkalles se pare dhe drejtuese e larte ne kete ministri qe prej vitit 2009. Ministri i Drejtesise Halimi nga emerimi ne kete dikaster ka bere apel per reforma ne menyre te vecante ne sistemin e drejtesise. Halimi kerkoi si domosdoshmeri miratimin ne Kuvend te nismave ligjore qe kerkojne 84 vota, pjese e reformes ne sistemin e drejtesise. Nderkohe qe ka bere edhe nje sere propozimesh per permiresimet e ligjeve aktuale. R. Rapushi

Kush jane antaret e rinj te kabinetit

Enkeledi Hajro Drejtore e kabinetit

Evgjeni Sinoimeri Keshilltare per ceshtjet e gjyqesorit dhe prokurorise

Ardit Hysa Keshilltar per hartimin e legjislacionit

Marsida Xhaferllari Drejtore e Pergjithshme e ceshtjeve te drejtesise

Juris Avontis Keshilltar per reformat ne drejtesi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›