Të pastrehët gjejnë ngrohtësi nështëpi publike

Peter Laskaris
Austria, ashtu si gjithë Europa, është përfshirë këto ditë nga temperaturat e ulëta. Ata që e vuajnë më shumë këtë situatë janë pikërisht të pastrehët. Për këtë arsye, të pastrehëve në Austri ka vendosur që tu vijë në ndihmë pronari i shtëpisë publike Red Rooms Laufhaus në Vjenë, Peter Laskaris. Ai ka vendosur që ti strehojë ata pikërisht në shtëpinë publike që zotëron, duke u siguruar atyre ushqim dhe dhoma të ngrohta, si dhe dushe.
Kjo iniciativë e Laskaris ka bërë bujë në Austri dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar që nisma e tij të mbështetet edhe nga shtëpitë e tjera publike. Këto ditë ka rënë puna. Shumë njerëz janë nëpër pushime. Dhomat tonë qendrojnë kryesisht të zbrazëta, kështu që duhet të përdoren për qëllime të mira. Askush nuk duhet të qëndrojë jashtë në temperatura minus 20 gradë celsius, deklaroi Laskaris.
Një nismë që duhet vlerësuar, edhe pse të pastrehët rrezikojnë që në korridoret e shtëpisë publike të përballen me punonjëset dhe ndoshta do të duan më shumë se një strehë të ngrohtë!