Të penduarit zhvendosen në Fushë- Krujë
02/08/2009 Zbrazet Spitali i Burgut, të sëmurët mendorë dhe ata kronikë dërgohen në burgun e Krujës
Godina ku qëndronin basjkëpuntorët për një periudhë njëvjeçare do t’i nënshtrohet ristrukturimit
TIRANË – Spitali i Burgut që nga dita e sotme e shtunë 1 gusht 2009 do të jetë i zbrazët. Heshtja që e karakterizonte këtë spital nga jashtë dhe zhurma e brendshme që shkaktohej nga të dënuar me sëmundje të ndryshme, do t’ia lëshojë vendin punonjësve të ndërtimit. Godina e vjetër dhjetëravjeçare tashmë ka nevojë për ndërhyrje. Edhe pse ishte një prej godinave, e cila është mirëmbajtur dhe disa herë ka pasur ndërhyrje për të mos lejuar amortizimin e plotë, tashmë nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve është parë e nevojshme ndërhyrja në tërësinë e saj. Janë pothuajse rreth 110 të dënuar dhe paraburgosur, të cilët do të transferohen në burgun më të afërt dhe të ri atë të Fushë-Krujës. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve bëjnë të ditur se lëvizja e të dënuarve dhe të sëmurëve që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore do të bëhet të shtunën në datë 1 gusht në mbikëqyrje të plotë. Por një fakt tjetër bëhet i ditur se një pjesë e të sëmurëve mendorë mund të lëvizin edhe drejt spitalit të Durrësit të rikonstruktuar pak kohë më parë. Në Spitalin e Burgut, i cili është quajtur një ndër institucionet më të sigurta, janë mbajtur prej nga vitit 1997 të dënuar me mjekim të detyrueshëm. Në këtë spital ndodhen personat që kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë. E ndërsa spitali bëhet gati për t’iu nënshtruar rikonstruksionit, drejtoria merr masa për të strehuar të penduarit. Janë një numër i mirë të penduarish, por ka edhe persona të sëmurë mendorë, të cilët janë duke u mbikëqyrur në këtë institucion penal. Aktualisht në këtë spital ndodhet Vehbi Alimuça, një prej bosëve të piramidave të vitit 1997. Një tjetër i penduar është Petrit Liçi, anëtar i bandës së Lushnjës, Adriatik Coli, anëtar i bandës së Durrësit, Bujar Buzani, i penduar i bandës së Cërrikut. Po në këtë spital ndodhet edhe Aleksandër Kuqo, një prej personave të dënuar nga drejtësia italiane dhe që disa herë ka kërkuar të largohet drejt spitalit të Vlorës. Drejtoria e Burgjeve e pa të arsyeshme të strehoi këtë kategori të dënuarish dhe paraburgosurish në Fushë – Krujë, duke i cilësuar kushtet e përshtatshme. Po kështu është studiuar terreni edhe për ata persona, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkojnë mjekimin e detyruar nga mjek të specializuar. Burgu i Fushë- Krujës sipas specialistëve në këtë fushë i ka të gjithë parametrat për të mbajtur këtë kategori personash deri në përfundim të rikonstruksionit të plotë të tij. Veç të tjerash drejtuesit e burgjeve kanë marrë të gjitha masat, në mënyrë që jeta e këtyre personave të mos vihet në rezik, pasi disa prej tyre kanë statusin e të penduarit të drejtësisë. Spitali i Burgut do t’i nënshtrohet rikostruksionit të plotë në brendësi të tij po ashtu edhe në ambientet e jashtme. Gjithçka do të bëhet që të jetë në shërbim të të sëmurëve. Madje është planifikuar që të ndërtohet edhe një sallë për operacionet brenda në këtë spital. Deri tani Spitali i Burgut kishte lidhje me spitalin “Nënë Tereza”. Mjekët e këtij spitali bënin mjekime të të dënuarve, madje të gjithë analizat dhe dializat bëheshin në spitalin civil.
Adriatik Coli, i penduar, anëtar i bandës së Durrësit. Ndodhet prej gati një viti në proces gjyqësor..
Petrit Liçi, i penduar, anëtar i bandës së Lushnjës. Ishte i vetmi që pranoi të rrëfehet para gjykatës dhe të tregojë gjithë krimet.
Vehbi Alimuça, bosi i “Vefa Hollding”. I dënuar me 20 vjet burg. Ka qëndruar për një kohë të gjatë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.