E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura Koeficientët/ Përllogaritja

03/08/2009  Përveç koeficientëve të lëndëve me zgjedhje janë përcaktuar edhe koeficientët për llojin e shkollës së mesme. Për kategorizimin e shkollave të mesme çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficientë, nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, të grupuara në 10 kategori kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Njëkohësisht janë miratuar edhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje, që variojnë nga 1.0 në 1.3.

Gazeta “Metropol”, publikon te plotë listën zyrtare te koeficienteve që do të përfshihen në llogaritjet e këtij viti, listat e plota do ti gjeni të publikuara në faqet 18-21 të gazetës.

Renditja e kandidatëve fitues do të përcaktohet sipas së njëjtës procedurë të aplikuar dhe në vitet e shkuara. Formula tradicionale e përllogaritjeve edhe për këtë vit do të jetë sipas formulës tradicionale të Maturës Shtetërore: (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2, ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit që kanë si kusht edhe konkursin e veçantë, si Arkitektura, Edukimi fizik, degët e Akademisë së Arteve, renditja e fituesve do të bëhet me një tjetër formulë. Në këto raste merren parasysh edhe pikët e konkursit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›