Dosjet e pazbardhura, familjarët në hetime
03/08/2009 Policia ka dështuar në zbardhjen e vrasjes së Ramazan Dorzit, Hykës dhe Elton Deliut
Për çdo muaj të afërmit e viktimave kryejnë takime me hetuesit. I japin informacone
TIRANE- Gjatë këtyre shtatë muajve që kanë kaluar, në kryeqytet janë shënuar rreth 50 viktima nga vrasjet dhe vdekjet aksidentale në punë apo diku tjetër. Falë punës hetimore të efektivave të policisë së Tiranës, pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve është zbardhur, por në të njëjtën kohë gjatë kësaj periudhe policia ka dështuar në disa vrasje të tjera, që vazhdojnë të jenë pa autor në sirtarët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Dosje e tillë është ajo e taksistit Ramazan Hyka, Ramazan Dorzit dhe Elton dhe Flutura Deliut, megjithëse vrasja e këtyre dy të fundit ndodhi më 27 dhjetor të 2008. Për zbardhjen e autorëve të këtyre vrasjeve herë pas here familjarët dhe të afërmit e viktimave i kanë dërguar letra kryeprokurores Ina Rama dhe kryepolicit Ahmet Prençi, por realisht dy institucionet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi to. Në letrat e tyre familjarët i kërkojnë prokurorisë dhe policisë të zbardhin autorësinë e vrasjes së të afërmve të tyre si dhe vënien në dijeni për çdo informacion apo pistë hetimore që ekspertët kanë ngritur lidhur me dyshimet që kanë për vrasjet. Veç kësaj forme për çdo muaj familjarët kryejnë takime me anëtarët e grupit hetimor të këtyre çështjeve, të cilëve mësohet se u japin informacione lidhur me ndonjë dyshim që ata kanë për ndonjë person konkret, që mendohet se mund të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e të afërmve të tyre. Por hetimet për identifikimin e vrasësen e Ramazan Hykës, Ramazan Dorzit dhe Elton e Flutura Deliut nuk varen vetëm nga informacionet apo dyshimet që kanë familjarët e tyre, pasi shumë prova, dëshmi e materiale të tjera që i shërbejnë procesit hetimor sigurohen nga 7 anëtarët e grupit hetimor, ose siç quhen ndryshe, “Skuadra e vrasjeve”.
Agjentë të infiltruar
Duke qenë se viktimat Ramazan Dorzi dhe Elton Deliu njiheshin nga policia si eksponentë kriminale, mësohet se ekspertët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit për të hedhur dritë mbi autorët kanë urdhëruar agjentët operativë të verifikojnë çdo person që dyshohet si autor i këtyre vrasjeve të pazbardhura. Në shumicën e rasteve agjentët janë infiltruar, duke zënë shoqëri me njerëz që kanë precedentë kriminalë si dhe me persona që dyshohet se janë anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në zonat e ndryshme të kryeqytetit. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë vjedhja e informacionit në radhët e grupeve shoqërore të viktimave si dhe në grupet rivale të tyre. Ndërkohë e njëjta gjë është bërë edhe me personat ku familjarët e viktimave kanë drejtuar gishtin, por deri tani për asnjë individ nuk janë mbledhur prova konkrete, të cilat do të çonin në arrestimin dhe dënimin e tij. Të ndodhur përballë këtij terri informativ si dhe mosgjetja e ndonjë gjurme konkrete, anëtarët e “Skuadrës së vrasjeve” kanë hedhur dyshimet se ekzekutimi i këtyre personave mund të jetë kryer nga njerëz profesionistë të paguar, pasi dhe kjo mënyrë veprimi nuk do të implikonte direkt kundërshtarët e viktimave. Pothuajse e njëjta mënyrë veprimi është kryer edhe për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të vrasjes dhe më pas djegies së taksistit Ramazan Hyka. Lidhur me këtë çështje fillimisht prokuroria ka urdhëruar kontrollin e disa banesave, por deri tani asnjë person nuk është arrestuar si i dyshuari kryesor i 44-vjeçarit Hyka. Ndërkaq për të tria këto dosje policia në kohët në vazhdim do të kryejë veprime të tjera hetimore. Aktualisht një grumbull i madh dëshmish janë mbledhur, nga të cilat anëtarët e “Skuadrës së vrasjeve” nuk kanë përfituar asnjë gjë përveç dyshimeve të shumta, që i kanë shtuar lidhur me këto vrasje. Këto dosje tashmë janë bërë pjesë e atyre çështjeve që kanë zënë pluhur në sirtarët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.
Kërkesat e familjarëve
Për zbardhjen e autorëve të këtyre vrasjeve herë pas here familjarët dhe të afërmit e viktimave i kanë dërguar letra kryeprokurores Ina Rama dhe kryepolicit Ahmet Prençi, por që realisht dy institucionet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi to. Ata i kërkojnë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit të zbardhin autorësinë e vrasjes së të afërmve të tyre si dhe vënien në dijeni për çdo informacion apo pistë hetimore që ekspertët kanë ngritur lidhur me dyshimet që kanë për vrasjet
Vrasja e Fatmir Xhindit
Hetimet për dosjen në vend-numëro
Një dosje tjetër që vazhdon të mos ketë autor është ajo e ish-deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi. Po bëhen tre muaj nga ekzekutimi i tij dhe Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia e Shtetit nuk kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë vrasësin e deputetit të Roskovecit. Shumë veprime hetimore janë kryer si dhe një numër i madh personash janë shoqëruar në komisariat, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar të jetë autor i vrasjes së Xhindit, që ndodhi mbrëmjen e datës 2 maj të këtij viti. Aktualisht hetimet lidhur me këtë dosje kanë mbetur në vend-numëro dhe pritet që në muajt e ardhshëm çështja t’i delegohet sërish policisë për hetime të mëtejshme, pasi akuza nuk disponon prova konkrete për dërgimin e dosjes në gjykatë.
Dosjet më të fundit pa autor
Ramazan Hyka
U ekzekutua më 8 janar të këtij viti brenda në makinën e tij. Trupi dhe mjeti u gjendën të braktisur dhe tërësisht të djegur buzë liqenit të farkës. Në vendin e ngjarjes policia nuk mundi të gjente asnjë provë konkrete. Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer nga ndonjë tutor prostitute.
Ramazan Dorzi
U ekzekutua më 14 qershor të këtij viti në një lokal në Yzberisht. Viktima njihej për policinë si eksponent kriminal. Kohë më parë u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera. Vrasja ka qenë me 1 plumb pistolete dhe dyshohet të jetë kryer për hakmarrje.
Elton dhe Flutura Deliu
Nënë e bir u ekzekutuan më 27 dhjetor të vitit të kaluar brenda hyrjes së pallatit të tyre. Viktimat njiheshin për policinë si eksponentë kriminalë. Të dy u kanë shpëtuar atentateve edhe herë të tjera. Mendohet që vrasja të jetë kryer nga njerëz profesionistë të paguar.
Një shef dhe hetues do të përballojnë situatën kriminale
S’ka më prokurorë, kalohet në gjendje gatishmërie
Pjesa më e madhe kanë marrë pushimet e gushtit
TIRANE- Ardhja e muajit gusht ka bërë që të gjithë prokurorët e prokurorisë së Tiranës, të Krimeve të Rënda dhe ata të Prokurorisë së Përgjithshme të marrin pushimet verore. Megjithatë, drejtuesit e kësaj të fundit kanë marrë të gjitha masat që në këtë hark kohor në çdo prokurori në Tiranë e rrethe të ketë një grup prokurorësh të aftë në përballimin e çdo ngjarjeje kriminale të mundshme. Nga burime pranë organit qendror të akuzës mësohet se në të gjitha prokuroritë janë shpërndarë urdhra me shkrim për mbulimin e çdo ngjarjeje kriminale me prokurorë në vendngjarje, ku të arrihet të dokumentohet ligjërisht çdo njëra prej tyre. Në Prokurorinë e Përgjithshme do të jetë në gjendje gatishmërie një nga pesë drejtorët, të cilët gjatë kësaj kohe do të drejtojnë hetimet si dhe do të kryejnë veprimet e nevojshme procedurale. Në prokurorinë e Tiranës aktualisht janë afishuar disa urdhra, që bëjnë fjalë për listën e gatishmërisë për periudhën 1 deri më 30 gusht 2009, kohë që korrespondon me lejet vjetore të prokurorëve. Mësohet se prokurorët që do të jenë në punë gjatë kësaj kohe mund t’i marrin ato pas kësaj periudhe, ndërkohë që disa prej tyre i kanë kryer lejet vjetore. Gjithsesi, dy nga titullarët e prokurorisë së Tiranës do të jenë në detyrë gjatë këtij harku kohor. Çdo linjë që mbulon dy komisariate të policisë në kryeqytet do të ketë në krye të detyrës një prokuror, ndërsa në punë do të jetë edhe një prokuror që mbulon krimin e të miturve si dhe krimin ekonomiko-financiar. Në njësinë task-forcë do të jenë në punë çdo ditë një prokuror dhe një hetues. Sipas burimeve nga akuza kryeqytetase, zyra e regjistrimeve të kallëzimeve do të funksionojë gjatë gjithë kohës. Pothuajse e njëjta gjë do të funksionojë edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në të cilën do të jetë një nga zëvendësdrejtorët.