Te perndjekurit: Leket, ndarje abuzive
Rozeta Rapushi
Ish te perndjekurit politike, jane te kenaqur me ndryshimet e propozuara nga mazhoranca per zgjerimin e rrethit te perfituesve te demshperblimit, por jo me menyren e ndarjes se parave. Kryetari i shoqates se ish te denuarve politike, Kurt Kola, tha dje per gazeten "Koha Jone", se ndryshimet ne ligjin per kete shtrese te shoqerise, vene ne vend te drejten. "Ne e propozuam vite me pare, qe te pushkatuarit pa gjyqe te demshperblehen, si dhe qe parate te mund t'i marrin jo vetem femijet, apo bashkeshortja ne rast se nuk jetojne me, por dhe niperit e mbesat", u shpreh Kola. Nga ana tjeter, ish i denuari politik, permendi si pozitiv dhe faktin e shtyrjes se afatit te dorezimit te dosjeve nga ish te perndjekurit, qe duan te perfitojne demshperblim. Ne kete menyre, sipas Koles, krijohet mundesia qe te gjithe te aplikojne, pasi ende shume prej tyre nuk kane dorezuar dosjet, nga problemet dhe paqartesite me dokumentacionin. Por pavaresisht ketyre ndryshimeve, pakenaqesite vijojne. Kola kritikoi dje, menyren e ndarjes se fondit te percaktuar ne buxhetin e shtetin per kete kategori. Sipas tij, ne ligj u percaktua qe fondi te ndahet ne menyre te barabarte per te gjithe. "Ne fakt nuk po funksionon keshtu. Perkundrazi, ndarja e parave po behet ne menyre selektive", tha Kola. Sipas tij, aktualisht Ministria e Financave po ndan parate per 1400 dosje qe kane aplikuar. "Por ne jemi shume, rreth 15.000 dhe te gjithe duhet te perfitojne, ne menyre te barabarte nga parate e buxhetit", theksoi Kola. Ai u shpreh se ne vend qe te veprohet ne kete menyre, ashtu sic e ka dhe ligji, po abuzohet. Kola theksoi se parate po jepen vetem per disa kategori, jo per te gjithe. Dhe ne menyre te tille, ai paralajmeroi nje zvarritje te madhe te procesit te demshperblimit. "Me keto ritme eshte e veshtire, qe demshperblimi te kryhet brenda afatit ligjor te percaktuar, pra ne harkun kohor prej tete vitesh", u shpreh Kola. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha dy dite me pare ne Kuvend, se brenda ketij viti do te perfundoje ndarja e fondit prej 3 miliarde lekesh, i percaktuar ne buxhetin e shtetit, per demshperblimin e ish te denuarve politike. Sipas tij, po realizohet ndarja e pare e fondit prej 1 miliarde lekesh, per te vijuar me pas, me pjesen e mbetur.
Ligji, mazhoranca e votoi ne parim dy dite me pare
Mazhoranca miratoi vetem ne parim ne seancen plenare te se henes, ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish-te denuarve politike. Opozita braktisi ne momentin e votimit sallen, me argumentin se ndryshimet favorizojne ata qe kane kryer krime lufte dhe se nisma ligjore, behet vetem per fushate elektorale. Nderkohe qe mazhoranca e quajti nje nisme, qe ve ne vend te drejten. Projekti, do te votohet nen per nen dhe ne teresi ne seancen plenare te se enjtes, ku serish opozita do te mbaje qendrim kunder tij.