Shefer: Shqiperia, zyrtarisht e ftuar te aderoje ne NATO

Aleanca e Atlantikut te Veriu ftoi dje zyrtarisht qeverine shqiptare te aderoje ne Traktatin e Atlantikut te Veriut, ne Samitin qe mbahet ne datat 3 dhe 4 prill per t'u bere anetare me te drejta te plota ne kete organizate. Me ane te nje letre zyrtare drejtuar ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer konfirmon ftesen, e cila i jep Shqiperise te drejten te jete anetare e aleances. Ne letren ku shprehet edhe kenaqesia per kete ftese, Shefer shkruan ne emer te qeverive te 26 vendeve anetare te NATO-s. "Ne emer te te gjitha paleve, jam vecanerisht i nderuar t'i komunikoj qeverise se Republikes se Shqiperise ftesen per te aderuar ne Traktatin e Atlantikut te Veriut", theksohet ne letren e firmosur nga drejtuesi i larte i NATO-s. Sipas tij, palet ne Traktatin e Atlantikut te Veriut kane notifikuar prane qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ratifikimin e Protokolleve te Aderimit te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kroacise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Letra e derguar dje shpjegon se ne perputhje te procedurave te NATO-s, Shqiperia do te behet Pale ne kete Traktat diten e depozitimit te instrumentit te saj te aderimit prane Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sipas Ministrise se Jashtme, me marrjen e kesaj letre te rendesishme, ministri Lulzim Basha ka udhezuar ambasadorin e Shqiperise ne Uashington, te depozitoje instrumentin e ratifikimit te Aderimit te Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut ne Departamentin e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Keshtu sot ambasadori yne ne SHBA dhe ambasadori i Kroacise permes nje ceremonie te perbashket do te dorezojne prane departamentit amerikane edhe instrumentin e ratifikimit. Shqiperia dhe Kroacia u ftuan per te aderuar ne NATO ne Samitin e nje viti me pare ne Bukuresht. Protokollet e anetaresimit u nenshkruan nga ambasadoret e vendeve anetare te NATO- s, ne korrik te vitit 2008. Kjo kohe u konsiderua si rekord dhe fale kesaj shpejtesie u be e mundur qe dy vendet Ballkanike, te behen pas dy ditesh anetare me te drejta te plota te Aleances. Nderkohe qe pritet, qe anetaresimi me te drejta te plota ne NATO i Shqiperise, te kthehet ne nje dite feste te madhe, per shkak te pergatitjeve qe kane nisur tashme.
60 Vjetori I krijimit te NATO-s do te festohet me Samitin qe do te nise te mbaje pas dy ditesh Aleanca ne Strasburg. Kjo Aleance e rendesishme me nje karakter ushtarak, ka rezultuar e suksesshme ne shume aksione te ndermarra gjate viteve.
28 Vende Pritet te kete Aleanca e Atlantikut te Veriut pas anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne Samitin qe do te zhvillohet ne Strasburg dhe Kehl. Pervec vendeve Evropiane pjese e NATO-s, jane edhe Amerika dhe Kanadaja.
NATO do te organizoje Samitin e radhes ne Strasburg dhe Kehl ne datat 3 dhe 4 Prill. Shqiperia do te marre te drejten per te qene anetare me te drejta te plota, duke siguruar te ardhmen, lirine dhe zhvillimin e saj te metejshem ekonomiko-shoqeror.