Te përndjekurit kujtojnë masakrën e 26 shkurtit

Ish-te përndjekurit politike dhe Instituti për Studimet e Krimeve Kundër Komunizmit kane përkujtuar 60-vjetorin e masakrës se 26 shkurtit 1951. Ne këtë ngjarje janë pushkatuar pa gjyq 22 intelektuale nga regjimi komunist i kohës. Te pranishmit ne këtë ceremoni kane përkujtuar kohen kur ngjarja e vendosjes se një bombe ne ambasadën sovjetike shërbeu si një pretendim për te vrare njerëz te pafajshëm. Ata e cilësuan këtë ngjarje krim tipik te sistemit komunist. Nga ana tjetër, si pasoje e kësaj situate, një sere familjesh shqiptare u persekutuan.
Shpërndaje