E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e heqjes së imunitetit Azem Hajdarit. Deputeti i PD: Njeriu që di duhet të zhduket

Këto janë diskutimet në seancën kur do diskutohej heqja e imunitetit për deputetin demokrat, Azem Hajdari. Bëhet fjalë për seancën e shtatorit të vitit 1992. Hajdari akuzohet se ka goditur përgjegjësin e administratës së Partisë Demokratike, zotin Sotir Qirjaqi. Azemi mban një fjalim të zjarrtë dhe e quan gjithçka një sajesë politike. Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket, thotë ai.

Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature, vijon më tej Hajdari.

Deputetët demokratë shprehen kundër njeriut që dha kontribut për ardhjen e demokracisë, kurse të tjerët, përfshi socialistët, e mbrojnë. Spikasin fjalimet e Gramoz Pashkos, Arben Imamit e Teodor Kekos. Lexoni më poshtë diskutimet e kësaj seance.

SEANCË PLENARE

E hënë, 28 shtator 1992, ora  18:00, seanca e parë. (Drejton seancën Kryetari, Pjetër Arbnori)

Sadedin Balla Raport i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit.

Komisioni i Mandateve më ngarkoi mua të raportoj para Kuvendit Popullor për sa më poshtë:

Më 15.09.1992 Kryesisë së Kuvendit Popullor, me shkresën nr. 754 i ka ardhur kërkesa e prokurorisë së Tiranës, nëpërmjet së cilës kërkohet pëlqimi për ndjekje penale të deputetit Azem Hajdari me këtë përmbajtje:

Lënda: (Nr. i protokollit 754) Kërkohet pëlqimi për ndjekje penale për deputetin Azem Hajdari.

Kryesisë së Kuvendit Popullor

Tiranë

Më datë 15.09.1992 në prokurorinë e Tiranës ka ardhur materiali kallëzues në ngarkim të deputetit Azem Hajdari, nga ana e të cilit shtetasi Sotir Qirjaqi ankohet se më datën 11.09.1992 në zyrat e selisë së PD-së është fyer dhe goditur për shkak të detyrës nga zoti Azem Hajdari, si rezultat i së cilës i janë shkaktuar dëmtime që futen në kategorinë e rrahjeve. Në bazë të kërkesave procedurale, detyrë e prokurorisë është të fillojë ndjekjen penale, të marrë të pandehur zotin Azem Hajdari e pasi të zgjidhë masën e sigurimit, materialet tia kalojë për gjykim gjykatës së rrethit. Këto veprime nga ana jonë nuk mund të bëhen, pasi në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 7491, dt. 29.04.1991 Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese, ndaj deputetit nuk mund të bëhen ndjekje penale pa u marrë pëlqimi i Kuvendit Popullor. Në këto rrethana, kërkojmë që problemi të shqyrtohet nga ana juaj për të na dhënë mundësi të ndjekim çështjen.

Prokurori i rrethit

Kadri Sela

Kryesia e Kuvendit Popullor, nëpërmjet shkresës nr. 1133/1, dt. 17.09.1992 ka kërkuar që kjo kërkesë të paraqitet nga Prokuroria e Përgjithshme, si organ i centralizuar.

Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr. 978/1 më datën 17.09.1992 i kërkon Kryesisë së Kuvendit Popullor sa më poshtë:

Kërkohet pëlqimi për ndjekje penale për deputetin Azem Hajdari Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tiranë. Më 15.09.1992 në prokurorinë e rrethit Tiranë është bërë denoncimi ndaj deputetit Azem Hajdari për veprat penale të fyerjes dhe të goditjes për shkak të detyrës në dëm të përgjegjësit të administratës së Partisë Demokratike, zotit Sotir Qirjaqi.

Prokuroria e rrethit më datën 15.09.1992 i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit Popullor dhënien e pëlqimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Azem Hajdari. Më datën 17.09.1992 Kryesia e Kuvendit Popullor ka kërkuar që shkresa duhet të vijë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi kemi të bëjmë me organ të centralizuar.

Njëkohësisht është kërkuar që të njoftohet menjëherë Kryesia e Kuvendit Popullor lidhur me këtë problem.

Mbi këtë bazë prokuroria e rrethit Tiranë më dt. 17.09.1992 ka sjellë në Prokurorinë e Përgjithshme të gjithë praktikën në ngarkim të zotit Azem Hajdari, nga ku rezulton se ka bazë të mjaftueshme për fillimin e ndjekjes penale për veprat penale të fyerjes dhe të goditjes për shkak të detyrës, të parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal.

Meqenëse në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 7491, dt. 29.04.1991, Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese ndaj deputetit nuk mund të bëhet ndjekje penale pa marrë më parë pëlqimin e Kuvendit Popullor, kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit Popullor që, pasi të shqyrtohet kjo çështje, të na japë përgjigje nëse do të na lejohet që deputeti Azem Hajdari të ndiqet penalisht sipas denoncimit të bërë.

Zëvendës prokuror i përgjithshëm

Alush Dragoshi

Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit shqyrtoi dokumentet që iu vunë në dispozicion nga Kryesia e Kuvendit Popullor në prani të të gjithë anëtarëve të tij dhe tre juristëve të Kuvendit Popullor, të thirrur nga ky komision si specialistë. Tre anëtarë të komisionit, përfaqësues të PD-së, pas sqarimeve që u bënë dhe nga specialistët, pranuan kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga ana e tyre përfaqësuesit e PS-së paraqiten rezerva, duke kërkuar:

1. Përveç materialeve në dispozicion dhe specialistëve të Kuvendit të vinte për sqarim në komision përfaqësuesi i prokurorisë së rrethit Tiranë.

2. Të konsultoheshin me grupin parlamentar ose të thërrisnin në komision kryetarët e grupeve parlamentare.

3. Të thirrej për sqarime në komision deputeti Azem Hajdari.

Pas diskutimeve u kalua në votim, rezultati i të cilit është si më poshtë:

Deputetët Sadedin Balla, Lindita Prifti, Afërdita Zëri u shprehën pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme; deputeti Xhevat Lloshi votoi kundër, ndërsa deputeti Ndre Legisi nuk mori pjesë në votim…….

Seancë pyetjesh dhe diskutimesh

Namik Dokle Nuk e kam për diskutim, zoti Kryetar, e kam lidhur me pyetjen që bëra unë dhe mjaft deputetë të tjerë, që i drejtoheshin prokurorisë, sepse këtu kemi të bëjmë me një akt jo të zakonshëm në Parlament. Është një akt që parlamenteve nuk u ndodh çdo ditë, as çdo vit. Ka parlamente që su ndodh as për pesëvjeçarë të tërë me radhë. Dhe megjithëse ndodh një akt i tillë, unë nuk e kuptoj se si këtu nuk vjen asnjë përfaqësues i prokurorisë, jo për të na bërë neve hetime, po heqja e imunitetit ka të bëjë me votim. Çdo deputet, para se të ngrejë kartonin, jeshilin, të kuqin apo të bardhin, duhet të bindet për atë çfarë ngre, sepse me kartonin e tij ngre ose ul dinjitetin e Parlamentit. Prandaj i duhet kjo bindje. Dhe për të pasur këtë bindje, duhet domosdo që të sqarohet për rrethanat dhe anët ligjore të problemit që diskutojmë. Unë drejtova një pyetje për një përfaqësues të prokurorisë, i bindur se këtu me siguri do të ketë përfaqësues të prokurorisë. Por ata përfaqësues e vunë në pozita tepër të vështira zotin Balla, i cili pyetjeve që kishin të bënin me detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit iu përgjigj me korrektësi, ndërsa shumë nga pyetjet që skishin të bënin me detyrën e tij, mbetën në ajër. Dhe unë nuk e kuptoj se si shkresat e prokurorisë këtu mund të çmohen si magjike, kur është fjala për të kequr imunitetin e një deputeti, aq më tepër që prokuroria në këtë rast, qoftë ajo e Tiranës, qoftë ajo e Përgjithshmja, sillet si një pronare apo eprore ndaj Parlamentit, madje na trajton si fshesarë të qosheve të saj të errëta. Unë këtë nuk e kuptoj dot.

Pjetër Arbnori Zotërinj, puna e parë nuk duhet ta politizojmë problemin.

Puna e dytë, që ti heqësh imunitetin një deputeti, nuk do të thotë ta cilësosh atë fajtor. Ai mund të dalë i pafajshëm dhe unë uroj që të dalë i pafajshëm dhe ata që mund të bëjnë akuza të padrejta ose të shtrembëta, të mar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›