Elbasan, rikthehet ndotja rrezikohen banorët

Elbasani renditet sërish si një nga qytetet më të ndotura, fakt ky i pohuar edhe nga ministri i Mjedisit. Tymi dhe gazet e çliruara si nga operatorët industrialë ashtu edhe djegia e plehrave mbulojnë qytetin gjatë gjithë ditës. Mjeket japin alarmin se është shtuar numri i personave që vdesin nga kanceri, duke arritur mbi 270 në vit. Si drejtues të Bashkise ashtu edhe të prefekturës shprehen se situata është alarmante, por nuk ofrojnë zgjidhje konkrete. Veç qytetit të Elbasanit, zona të ndotura në këtë qark, sipas specialisteve të mjedisit janë edhe Bradasheshi, Baleza si dhe Përrenjasi, sidomos zona pranë ish-minierës së kromit.
Shpërndaje