Të porsalindurit, 2 vjet pa shpërblim, mungojnë fondet

Tiranë, 30 prill, NOA - Qeveria nuk ka para për shpërblimin prej 5 000 lekë për të porsalindurit. Prindërit të cilët sjellin në jetë një foshnje, me vendim të Këshillit të Ministrave të dalë në muajin maj 2009, shpërblehen me 5000 lekë nga qeveria.
Por në gjendjet civile ku ata regjistrojnë fëmijën dhe pajisen me certifikatën përkatëse, nuk e marrin këtë shpërblim, pasi nëpër bashki prej dy vitesh nuk ka mbërritur fondi nga ministria e Brendshme.
Kryetarja e njësisë bashkiake me numrin më të madh të banorëve në kryeqytet, Jeta Seitaj thotë se pranë gjendjes civile kanë ardhur vetëm dy herë fonde për shpërblimet e foshnjave të porsalindura dhe kjo vlerë kap shifrën e 400 mijë lekëve. Sipas Seitaj, kjo shumë shpërblen vetëm 80 lindje nga rreth 650 lindje që regjistrohen mesatarisht çdo vit pranë minibashkisë nr.5.
Unë mund tju them se vetëm për vitin 2010, aktualisht janë 204 lindje të reja të cilat nuk kanë marrë shpërblime pasi nuk disponojmë asnjë fond. Ndërkohë që për vitin 2009 kemi në pritje 600 emra të cilat sipas vendimit të qeverisë duhet të shpërblehen me 5 mijë lekë të reja, thotë Seitaj.
Bonusi i vendosur nga qeveria ka afat 2 mujor brenda të cilit prindërit mund të paraqiten për ta tërhequr që nga momenti i regjistrimit të fëmijës.
Sipas kryetares së minibashkisë nr. 5, mungesa e fondeve ka shkaktuar irritim tek prindërit, të cilët pas regjistrimit, gjithmonë kërkojnë të marrin bonusin sipas vendimit të qeverisë.
Gjithmonë kemi probleme me prindërit të cilët vijnë me certifikatën e lindjes së foshnjës së tyre e kanë të drejtë të kërkojnë bonusin, por nuk e dinë se ne skemi lekë, dhe në momentin kur mbërrijnë fondet atëherë nisim dhe shpërndarjen e tyre, shprehet Seitaj.
Sipas informacioneve tona, ky problem është i njëjtë në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës dhe të rretheve. Lista e foshnjave të porsalindura po rritet çdo ditë me emra të rinj, ndërsa fondet nga qeveria mbeten vetëm në letër.
b.a/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")