Meta nga Berati Te votohen tre ligjet e integrimit

Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi që ka zhvilluar me anëtarë e simpatizantë të LSI-së në qytetin e Beratit u ka bërë apel forcave politike të votojnë tre çështjet e rëndësishme që i janë kërkuar Shqipërisë nga BE-ja për ti thënë “ PO ” fuqishëm dhe pa kushte integrimit të vendit në muajin dhjetor.
“Unë u bëj apel të gjitha forcave politike për t’ju përgjigjur pozitivisht kërkesave të BE-së dhe për të votuar tre çështjet e rëndësishme që i janë kërkuar Shqipërisë nga BE-ja , në mënyrë që kjo e fundit ti thotë “PO” fuqishëm dhe pa kushte integrimit të vendit tonë në muajin Dhjetor. Ne si LSI do ti japim Shqipërisë dhe shqiptarëve një status të ri,statusin e qytetarit europian dhe ky është një premtim që do ta mbajmë ashtu siç mbajtëm edhe premtimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët”-deklaroi Meta.
Në përfundim të fjalës së tij lideri i LSI-së Ilir Meta u shpreh se sa më shumë ti largohemi politikës së konfliktit aq më e mirë do të jetë e ardhmja e shqiptarëve.