E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të punosh në Evropën Perëndimore

Ellis Island, në hyrje të lumit Hudson, simboli i emigracionit amerikan

Charlie Morris

Ndryshe nga çmund të mendohet, Evropa Perëndimore i mirëpret punëtorët e huaj të cilët janë profesionistë në fusha të caktuara dhe për punën e të cilëve që ka kërkesë, për aq kohë sa ata sillen e veprojnë sipas rregullave. Punëtorëve jorezidentë u kërkohet të kenë një leje pune. Ndërsa mijëra punojnë atje në mënyrë të paligjshme dhe ka edhe disa punëdhënës që i inkurajojnë emigrantët të punojnë “në të zezë” për të shmangur taksat e shkresat e detyrueshme administrative, kjo është gjëja që nuk duhet bërë.

Nëse kapeni, ju mund të gjobiteni me gjoba të rënda ose të nxirreni dhe jashtë nga vendi. Është i freskët rasti i një individi që ishte shumë i ndershëm (ose pak i marrë) sa që pranoi që po hynte në Britani për të punuar dhe se nuk kishte leje pune. Atë e deportuan dhe në pasaportën e tij ka tashmë një njollë të zezë, dhe ai nuk do të mundet të hyjë më në Britani, përveçse nëse është në gjendje të sjellë prova të forta që do të rrijë vetëm si turist dhe për një kohë të shkurtër, gjë thuajse e pamundur nëse je skeduar një herë.

Lejet e punës në përgjithësi lëshohen për punë specifike. Teknikisht, nuk lejohet të hysh në një vend për të kërkuar punë, edhe pse po të ofroi dikush punë kur je me pushime, është vështirë ta refuzosh.

Në Europën Perëndimore procesi funksionon në këtë mënyrë:

  1. Punëdhënësi bie dakort të të punësojë pasi një leje pune është lëshuar për ty
  2. Punëdhënësi aplikon për një leje pune për ty; ky proces mund të jetë i thjeshtë, ose shumë kompleks, në varësi se në çshtet gjendet ky vend pune, nga cili shtet vjen, dhe çfarë nivel aftësish dhe pagese ke.
  3. Në qoftë se leja e punës është miratuar, do të të japin një dokument për ta dërguar për përpunim në zyrat përkatëse dhe të paguash njëfarë tarife.
  4. Pasi arrin në vendin e punës, do të të kërkohet të regjistrohesh në policinë vendore dhe ndoshta do të të kërkojnë të paguash një tjetër tarifë.
  5. Nëse ndryshon vend pune, duhet ta nisësh nga e para procedurën

Lejet për punë afat-shkurtëra

Zakonisht, një punëdhënës europian që dëshiron të punësojë një person jo të Bashkimit Europian duhet së pari të demostrojë që këtë punë nuk e kryen dot një punëtor i BE. Punëtorët e kualifikuar kanë më shumë shanse për ta marrë këtë leje pune sesa punëtorët e krahut. Këta të fundit, mund të kenë shanse vetëm në punë sezonale në zona resortesh apo turstike.

Punëdhënësit nuk i kërkohet të provojë që në tërë BE-në nuk ekziston një punëtor me cilësitë që ai kërkon, për ti dhënë leje të punësojë punëtorë jashtë BE, mjafton të provojë se ka bërë përpjekjet e mjaftueshme për ta gjetur një të tillë. Pra, duhet që ta ketë njoftuar pozicionin e lirë të punës në një gazetë lokale për dy javë rresht para se pozicionin e punës tia ofrojnë një të huaji.

Për shembull, ligjet e emigracionit në UK janë të komplikuara,  dhe gjtihçka varet nga vendi prej nga vjen. Po të jesh një qytetar i Komonuelthit (përfshirë Kanadanë e Australinë), ske nevojë për leje pune. Qytetarët jashtë BE dhe Komonuelthit kanë nevojë për leje pune, dhe shanset për ta marrë varen nga cilësitë profesionale dhe niveli i pagës. Ata që kërkojnë punë krahu, më mirë ta harrojnë se do mund të marrin leje pune në U.K.

Lejet e punës për personat e kualifikuar

Edhe për profesionistë të rangjeve të larta, pregatitja e letrave është një kalvar i vërtetë. Për fat, ka agjensi që mund ta bëjnë këtë kundrejt një tarife të caktuar. Një të tillë mund ta gjeni në adresën Workpermit.com, www.workpermit.com, një nga firmat më të vjetra e të mëdha të konsulencës për emigrantët e punës. Ata do ta ndjekin krejt procesin tuaj kundrejt pagesës. Duke qenë se vetë punëdhënësit e dinë sa e vështirë është leja e punës, nëqoftë se i thoni që po i kryeni me anë të një agjensie procedurat, do ju rrisë shanset që ata tju konsiderojnë për punë. Madje,. Punëdhënësi mund të telefonojë agjensinë e tju informojë saktësisht sa shanse keni.

Më e vështirë bëhet puna kur vjen fjala për ShBA. Procedurat për dhënien e lejesë së punës për qytetarët jo-rezidentë janë të vështira.

Rregulloret e punës ndryshojnë shumë shpesh. Aq sa dhe në kohën që po pregatitej ky artikull, diçka, diku mund të ketë ndryshuar, për mirë ose për keq. Prandaj duhet verifikuar përherë për ligje të reja.

Të gjesh punë në Itali

Të gjesh punë në Itali është e vështirë këto kohë për shkak të krizës dhe nivelit të papunësisë. (Në Sardenjë, për shembull, niveli i papunësisë është 19%)

Avantazhet megjithatë nuk mungojnë. Ata që flasin mirë anglisht kanë më shumë shanse të punësohen, meqë vetë italianët kanë mangësi të thella në këtë gjuhë. Njohja e italishtes është e detyrueshme.

Sistemi universitar italian u lejon studentëve të studiojnë për vite me rradhë, shpesh edhe kur i kanë kaluar të 30-tat, pra, italianët dalin në jetë shumë më vonë, duke bërë që për të njëjtën moshë, një i huaj të ketë shumë më tepër përvojë pune se një italian. Pra, kur italianët janë akoma duke u përpëlitur me provime, ti mund të kesh përvojën e duhur për disa nivele pune të specializuara.

Media dhe komunikimi, turizmi, financa, dhe biznesi ndërkombëtar janë vendet e punës ku ka plot mundësi për të huajt. Nëse po kërkon një vend kualitativ, duhet të kërkosh në gazetat italiane. Corriere della Sera publikon Corriere Lavoro çdo të premte (www.corriere.it/lavoro), ku tregohen trendet e punësimit në Itali, profilet e kompanive të ndryshme dhe lista të tëra me vende pune bosh në krejt Italinë.

Ka shumë agjensi që lajmërojnë për vende pune. Edhe pse mund të jenë punë të përkohëshme, ia vlen ta nisësh nga ato. Aty mund të studiosh terrenin e ta nisësh me diçka. Gjithashtu, vlen dhe për rezymenë tënde.

Disa nga këto kompani janë Kelly (www.kellyservices.it), Manpower (www.manpower.it), Adecco (www.adecco.it), Randstad (www.randstad.it), Sinterim (www.sinterim.it), and EuroInterim (www.eurointerim.it) dhe të gjitha rekrutojnë me batzë të përkohëshme. Por shpesh mund të gjesh në to punë afatgjata. Në Itali vlejnë për tu kontrolluar sidomos metropolet që ofrojnë variacione të shumta punësh, si Milano, roma, Bolonja, Torino, etj. Në disa prej tyre, Milano, psh, ka degë të tëtra agjensive të rekrutimit, prandaj vizitojini secilën prej tyre.

Ellis Island, në hyrje të lumit Hudson në gjirin e New York-ut, ëshët simboli i Emigracionit amerikan. Nga 1 Janari 1892, deri në 12 Nëntor 1954, kjo pikë ishte pika kryesore e hyrjes për emigrantët së synonin Shtetet e Bashkuara. Muzeumi i Emigracionit në Ishullin Ellisëshët pjesë e monumentit të Statujës së Lirisë dhe një nga sektorët më historikë të ShBA.

Mill Ruins Park, qendra e Mineapolis, ShBA, qytet i ndërtuar krejtësisht nga emigrantët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›