E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Të qethmet” festa e Tërthores në Kukës – Zbriten bagëtitë nga bjeshka Pikëllimës ku verojnë

Përbregu, Gjegjani, Bardhoci, Morini e më tej fshatrat e Tërthores dhe Lumës në Kosovë, si Vërmica e Zhuri, festojnë nesër  festën e të “qethmeve të deleve”  dhe uljen e bulmetit që “qallniket”, ose të zonjat e staneve, kanë mbledhur përgjatë stinës së verës.

Festa ka një ritual të lashtë dhe origjinal, ku baza është ulja e kopeve të bagëtive  nga bjeshka. Delet lehen në Dri dhe Lumë, e me pas behet qethja e tyre për leshin e shkurtër.

Qethja për leshin e gjatë është parasë bagëtitë të dalin në bjeshkë. Delja rude eshte raca autoktone në këto bjeshkë, ku shquhet për cilësi të lartë të qumështit mishit dhe leshit. Në këtë ditë ulet dhe bulmeti i mbledhur që ka në cilësi mjaft të lartë.

Banorët e Tërthores këtë ditë gëzimi e ndajnë me mysafir e të ftuar nga zonat e tjera.

“Nesër në 11 kemi të qethmet në thertore”, u shpreh Zenit Matmuja, Kryetar i Njësisë Administrative Tërthore.

 “Të dunmet” në gjuhën popullore , ose ulja nga bjeshka është kurorëzimi i një punë dhe  mundi të madh I barinjve në shërbim të bagëtive, dhe nata e festës është një sofër bujare , me gatime tradicionale, si qengji i pjekur, flija e grurit, pozhonica e natyrisht bulmeti i ruajtur enkas për këtë natë.

E enjtja e dytë e shtatorit përkon me këtë festë. Vitet e fundit numri i kopeve që veron në bjeshkë ka rënë, por numërohen afro 1500 krerë dele dhe shumë bagëti të trasha, që mbarështohen në këto bjeshkë.

 Gazetar: Jonuz Hallaçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›