Te regjistrohesh ne QKR, thjeshtohen dokumentet Eglantina Nasi
Te regjistrohesh si nje biznes prane Qendres Kombetare te Regjistrimit (QKR), tani e tutje do te jete nje gje me e lehte. Dhe kjo, fale thjeshtimit te dokumentacionit te nevojshem per ta realizuar nje gje te tille, fale nje vendimi te posacem qe ka marre dje Keshilli i Ministrave. Konkretisht, projektligji per nje ndryshim ne ligjin 9723, "Per qendren Kombetare te Regjistrimit", te ndryshuar, synon permiresimin e klimes se biznesit, gjithmone fale lehtesimit te procedurave konkrete. Saktesisht, nepermjet thjeshtimit te formalizimit te dokumentacionit te kerkuar per regjistrimin e bizneseve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR). Keshtu, nder te tjera per regjistrimin e subjektit eshte pranuar qe te dorezohet dokumentacioni ne origjinal, ose fotokopje te panjesuara me origjinalin. Nderkohe qe ne dispoziten ligjore eshte parashikuar edhe detyrimi qe kane subjektet tregtare per te dorezuar ne regjistrin tregtar, kopje te njehsuara me origjinalin. Projektligji propozon konkretisht ndryshimin e pikes 2, te nenit 27, te ligjit "Per qendren Kombetare te Regjistrimit", duke i dhene kete forme te re zbatimi: "Dokumentet shoqeruese duhet te dorezohen ne origjinal ose ne kopje te panjesuara me origjinalin dhe te jene hartuar ne formen e percaktuar nga legjislacioni perkates apo nga dispozitat e ketij ligji". Ne terma konkrete, do te thote se nje subjekt per t'u regjistruar prane QKR-se per te kryer nje aktivitet tregtar te caktuar, nuk eshte e thene qe dokumentet shoqeruese te jene si ne origjinal, por pranohen edhe ne fotokopje, jo te njejta si ato. Propozimi per nje ndryshim te tille eshte bere nga ministria e Ekonomise, dhe mesa duket qeveria e ka pranuar, ne kuadrin e lehtesimit te vazhdueshem te procedurave per biznesin. Nga ana e saj, Qendra Kombetare e Regjistrimit ka raportuar vazhdimisht shifra ne rritje te aplikimeve te bizneseve prane saj, nga muaji ne muaj, duke treguar ne kete menyre se te tilla procedura lehtesuese e kane dhene efektin e tyre pozitiv ne realizimin e misionit te saj.