E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me Liborin, propozohet reformim i sistemit

Evropë- Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mevyb King ka propozuar që guvernatorët e bankave qëndrore dhe rregullatorët të diskutojnë një refomë të mundshme të Libor-it, në një takim që do të mbahet në muajin Shtator.

Guvernatori britanik tha se është shumë e qartë se reforma radikale e sistemit të Liborit është mëse e nevojshme. Ky veprim vjen pas skandalit me Liborin të Barclays, kur banka u akuza për manipulim të normës së interesit ndërbankar.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Timothy Geithner tha të mërkurën se reformimi i Liborit duhet të jetë një përpjekje multinacionale. Zoti Mervyn ka shkruar në Këshillin Konsultativ të Ekonomisë nga ku sugjeroi se bankierët qëndrorë të diskutojnë idetë e reformimit të Liborit në Basel, të Zvicrës më 9 Shtator.

Procesi me të cilin bankat kanë vendosur shkallën në të cilën japin hua me njëra-tjetrën është diskretituar pas gjobës 290 milionë eurosh e vendosur për Barclays, duke përhapur dyshim se edhe banka të tjera janë të përfshira në manipulin e Liborit.

‘Financial Times’ raporton të enjtën se katër bankat më të mëdha evropiane janë duke u hetuar për përpjekjen për të manipuluar Euriborin, ekuivalenti i Liborit në Eurozonë. Hetuesit dyshojnë se bankat kanë manipuluar normat e kredimit ndërbankar për të përfituar në veprimtari tregtare apo për të kënaqur shpenzimet e tyre të huamarrjes gjatë krizës financiare globale.

Kritikët argumentojnë se Libori bazohet kryesisht në një vlerësim subjektiv dhe duan një sistem që llogaritet në transaksionet aktuale në tregje.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›