E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë: Deputetët të bojkotojnë seancën kur votohet ligji për plehrat

Share

Të rinjtë nga Kuvendi Civil dhe Rinia Aktive u kanë bërë thirrje partive politike shqiptare të bojkotojnë seancën kur do votohet për ligjin e importit të mbetjeve.

I bëjmë thirrje Partisë Socialiste, e cila edhe është shprehur publikisht kundër këtij ligji, duke e dënuar veprimin e mazhorancës dhe qeverisë Berisha, që të bojkotojë seancën kur do të diskutohet ky ligj me forcën e kartonit.

I bëjmë thirrje Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetarit të saj, i cili në muajin gusht 2009 i tha shqiptarëve se hynte në koalicion vetëm për interes stabiliteti dhe integrimi, që ta tregojë në këto momente nëse ka vërtet interes për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre, apo për integrimin. LSI të bojkotojë seancën për ligjin e mbetjeve.

I bëjmë thirrje Partisë për Drejtësi , Integrim dhe Unitet që përfaqëson komunitetin çam, me program të qartë kombëtar dhe mbrojtës të interesave të shqiptarëve, që të bojkotojë këtë seancë parlamentare, ashtu edhe siç e parashikon programi i saj, në të mirë të Shqipërisë.

Dhe në të njëjtën kohë çdo deputet përfaqësues real i interesave të shqiptarëve te bojkotoj parlamentin ne shenje proteste kundra këtij ligji anti-shqiptar.

Duke bojkotuar këto tre forca politike por dhe perfaqësues të tjerë nëse ka, i jepet një goditje e të drejtës qeverisë Berisha që kërkon me patjetër, për rrethana e motive ende misterioze, që Shqipërinë ta mbushi me plehrat e botës, thuhet në deklaratën e të rinjve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›