Kërkohet ndryshimi i himnit në Austri për barazi gjinore
Një grup deputetesh austriake kanë përgatitur një propozim ligjor, për të ndryshuar himnin. Ato kërkojnë që teksti i himnit të tyre të bëhet më pak seksist. Mes ndryshimeve në tekst, ata kërkojnë që aty ku thuhet bijve të mëdhenj të shtohet fjala dhe bijave.
Po ashtu ata kërkojnë që aty ku në himn thuhet koret vëllazërore, të ndryshohet e të thuhet koret e lumtura. Kritikët thonë se një lëvizje e tillë do masakrojë një himn që shumë besojnë se është shkruar nga Mozarti.
Shumë politikanë, sidomos atë të opozitës kanë ironizuar me këtë nisëm. Një prej tyre tha se tani edhe në stemë, në krah të shqiponjës do jetë një kuti tualeti. Por deputetet thonë se ndryshimet duhen bërë për të pranuar pjesën tjetër prej 51.4 përqind të vendit, që nuk janë meshkuj. Madje, një këngëtare opera e ka përgatitur një regjistrim me himnin e ri.