E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon: 1 miliardë njerëz në botë vuajnë nga uria

Gjenevë- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka paralajmeruar krerët e shtetëve në botë se shumë shpejt do të përballen me valë protestash për shkak të pabarazisë. Ai theksoi se janë rreth 1 miliardë njerëz në botë që vuajnë nga uria, dhe se ekzistojnë dallime të forta mes të pasurve dhe të varfërve.

Vetëm dje u shënua lindja e banorit të 7 miliardë të tokës, e quajtur Nargis. Në vitin 1959 popullsia e botës ishte 3 miliardë banorë, ndërsa tani shënon një rritje rekord në 7 miliardë. Shifër shqetësuese kjo përsa i përket mirëqenies se njerëzve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara  është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. OKB-ja është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Sot OKB ka 192 shtete anëtare.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lind banori i 7 miliardë i tokës
  2. Popullsia e botës, 15 miliardë banorë deri në 2100
  3. Rezoluta për Jemenin, OKB-ja kërkon largimin e Saleh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›