Shoqërohet i riu teksa kalonte para Kryeministrisë, studenti: Po shkoj në punë, jam kamerier, më kanë vënë duart në fyt! Çfarë po ju bëj, po ju ha bukën?!
Një i ri u ndalua me dhunë nga policia sot paradite pranë Kryeministrisë.

Ai u kap teksa po kalonte në atë pjesë të rrugës përballë godinës së zyrës së kryeministrit.
Teksa po shoqërohej me dhunë ai u dëgjua të thoshte se ishte duke shkuar për në punë, pasi punon si kamarier si gjithë studentët.
Efektivët që e ndaluan i kërkuan të ruajë qetësinë, ndërsa ai u përgjigj se më keni vënë duart në fyt.
I riu: Më ndaluan kot. Më kontrolluan rastësisht asgjë. Ça po të bëj o vlla? Po ju ha bukën?! Po shkoja në punë, kamarier si gjithë studentët e tjerë.
Si qetësi më vlla më keni vënë duart në fyt.