E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasja me Policinë, një protestues lëndohet në kokë! Denoncimi i të riut: U godit me shkop nga një efektiv

Një protestues ka marrë lëndime në kokë gjatë tensioneve pranë Kryeministrisë, ku studentët po përplasen me efektivët.

I lënduari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit, ndërkohë që sipas raportimeve, u dyshua se ai u dëmtua nga një bombol e gazit lotsjellës.

Në vendngjarje mbërriti edhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Por, sipas një protestuesi, ai u godit me shkop nga një efektiv.

“Kokën ia çau polici me shkop se isha prezent. Erdhi polici dhe i çau kokën me shkop”, tha ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›