E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e FRESSH: Matura Shtetërore, një tjetër dështim i qeverisë

Share

Të rinjtë e FRESSH kanë protestuar pas skandaleve të Maturës Shtetërore, duke e konsideruar atë një dështim tjetër të qeverisë.  Ka qenë nënkryetarja e FRESSH për shkollat e mesme, Maria Myridinas, e cila ka denoncuar para Ministrisë së Arsimit atë çka po ndodh me provimin e Maturës Shtetërore. Shitja masive e tezave, kopjet e zbuluara nëpërmjet rrjeteve sociale flasin qartë për një dështim të sistemit arsimor. Myridinas ka vazhduar duke theksuar se anomalia vazhdon edhe më tutje kur Ministria e Arsimit ka rënë ndesh me parimet e veta, duke futur në një nga provimet e maturës shtetërore një pyetje e cila e politizon tërësisht këtë institucion.

Forumi Eurosocialist Shqiptar është tejet i shqetësuar në lidhje më të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar së fundmi me Maturën Shtetërore. Të gjitha këto ngjarje kanë treguar sesi sistemi arsimor shqiptar ka dështuar. Si është e mundur që Ministria e Arsimit nuk është në gjendje të menaxhojë qoftë edhe një provim të thjeshtë mature, duke lejuar që nxënësit të futen me aparat celular dhe për më tepër që pyetjet e provimit janë bërë publike nëpër rrjete sociale gjë që ka shkaktuar më pas një kopjim masiv në të gjithë Shqipërinë. Anomalia vazhdon edhe më tej ku sot Ministria Arsimit ka rënë ndesh me parimet e veta, tha Myridinas.

Sot supozohet që gjimnazet të jenë institucione të depolitizuara, por ajo që ka ndodhur është krejt e kundërta, pikërisht sepse në një nga provimet e maturës shtetërore është futur një pyetje e cila e politizon komplet si institucion arsimor. Dhe mbi kurrizin e kujt bie e gjitha kjo?! E gjitha kjo bie mbi kurrizin e gjithë motrave dhe vëllezërve tanë, një notë e cila është fituar në bazë të mundit dhe të punës së tyre e cila barazohet me notën e gjitha atyre njerëzve që janë të aftë që ta fitojnë këtë notë vetëm nëpërmjet pagesës dhe blerjes së pyetjeve ose nëpërmjet kopjimit, ashtu siç u kopjua. Jetojmë në një vend ku kemi të bëjmë me një sistem arsimor i cila nuk ka fare lidhje me meritokracinë. Kjo mungesë meritokracie dekurajon gjithë rininë shqiptare që të arsimohet, të punësohet dhe të ndërtojë jetën e saj ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e saj evropianë, vijoi drejtuesja e FRESSH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›