Ku i gjeti Berisha 820 mijë familjet?!
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, përveç të tjerash, Berisha foli edhe për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Sipas tij, qeveria ka dëshmuar një ndjeshmëri maksimale ndaj halleve, derteve dhe problemeve të 820 familjeve, të cilat do të përfitojnë nga rritja e rrogave dhe pensioneve. Po ku e ka gjetur Berisha këtë numër? Mos ia ka dhënë INSTAT-i?
Le të shohim. Në faqen http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf, INSTAT-i ka publikuar rezultatet paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011. Aty raportohet se numri i familjeve në Shqipëri është 740 mijë dhe jo 820 mijë, siç tha Berisha.
Por le të supozojmë se Berisha tha 740 mijë dhe jo 820 mijë. Në këtë rast, i bie që çdo familje shqiptare të përfitojë nga rritja 4%-5% e rrogave dhe pensioneve. Po familjet që skanë pensionistë në përbërje dhe punojnë në biznesin e tyre të vogël privat, si do të përfitojnë nga rritja e rrogave?! Po familjet bujqësore që skanë pensionistë dhe jetojnë vetëm me të ardhurat e tyre, si do të përfitojnë nga rritja e rrogave?!
http://respublica.al/artikuj/2012/7/5/ku-i-gjeti-berisha-820-mije-familjet
