Të rinjtë e Rinisë Aktive ironizojnë Liri Berishën: Dikush po mbledh para edhe në emrin tonë
Të rinjtë e organizatës Rinia Aktive, kanë reaguar pas lajmit se dikush po përdor emrin e Fondacionit të bashkëshortes së kryeministrit për të mbledhur para. Të rinjtë thonë se dikush po përdor emrin e organizatës së tyre për të mbledhur para.
Sot ne i bashkohemi Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, që drejtohet nga Znj.Liri Berisha në denoncimin se disa grupe vajzash janë paraqitur në familje të ndryshme në Tiranë, por dhe në akset kryesore në rrugët e Tiranës, pjesë të një organizate me emrin “E ardhmja jonë” dhe duke u hequr si bashkëpunëtorë të Fondacioneve të ndryshme dhe të forumit tonë mbledhin në mënyrë të jashtëligjshme të ardhura duke përdorur emrin e organizatave tona dhe duke përdorur termin “në bashkëpunojmë me Forumin Rinia Aktive”. I bëjmë thirrje organizatës “E ardhmja jonë”, që mos përdori emrat e organizatave apo institucioneve të tjera pa të drejtën e tyre, në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të hetojnë mbi këta njerëz që përdorin emrat tonë në mënyrë të jashtëligjshme dhe të paautorizuar, thuhet në deklaratën e të rinjve.