E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të rinjtë, interes për investime në agroturizëm


TIRANË, 27 janar/ATSH/ Marseli, një i ri kthyer nga emigrimi, së bashku me familjen e tij ka zgjedhur të investojë në atdhe.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau historinë e Marsel Sulës, në kuadër të promovimit të të rinjve që kanë zgjedhur të punojnë në bujqësi.

Me pasion dhe përkushtim, ka ngritur një sipërmarrje model agroturistike që sot është si një kartolinë e bukur në çdo stinë të vitit, që i përgjigjet kërkesave në rritje të vizitorëve me shtimin e numrit të dhomave, fermën ku kultivojnë perime dhe pemë frutore, menynë me gatime nga më të ndryshme ku spikatin ato tradicionalet gjirokastrite.

Nga mbarështimi i zogjve e fshatit tek produktet “Made in Albania” që shijohen në çdo formë, historia e Marselit është frymëzuese për çdo të ri që beson tek fuqia e investimit në Shqipëri.

“U ktheva pas disa vitesh emigrim në Greqi dhe vendosa të investoj në Gjirokastër. Fillimisht mblodhëm ca pemë dhe vreshta e më pas hapëm një restorant që ofronte ushqim nga prodhimet e tokës sonë. Më pas zgjeruam aktivitetin duke ofruar edhe fjetjen për ata që duan të kalojnë kohën në natyrë, në fshat”, tregon Marseli. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›