E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë, në Kuvend me moton: Njëzëri ti themi dhunës Jo

Takimi

Me dhjetëra të rinj, nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në kryeqytet, janë mbledhur ditën e djeshme në sallën plenare të Kuvendit Popullor, për t’i dhënë jetë fushatës sensibilizuese kundër dhunës, nën sloganin:“Njëzëri t’i themi dhunës Jo”. Ata janë pritur në këtë takim të përvitshëm nga Kryetarja e Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli, e cila, në mesazhin drejtuar të rinjve, bëri thirrje për “Dashuri dhe jo dhunë“. Ky është aksioni ku unë ftoj sot të gjithë të rinjtë, optimizmi i të cilëve tek e nesërmja, është më i madh se i çdokujt tjetër. Dhe, një e nesërme ku respektohen vlerat e barazisë, demokracisë dhe të jo dhunës, besomëni, është shumë më e bukur, ju drejtua zonja Topalli të pranishmëve.

I organizuar në një performancë të veçantë artistike, aktiviteti pati si qëllim të përcillte mesazhin rinor kundër dhunës së çdo forme ndaj fëmijëve, si dhe brenda familjes, për t’i hapur rrugë tolerancës dhe mirëkuptimit. Në emër të prindërve, mesazhin përtë rinjtë e dha këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani. “Çdo brez nga ne ka luftuar për një botë pa dhunë, por sot ju keni privilegjin e veçantë që gjendeni në këtë sallë dhe të përcillni këtë mesazh, më fort dhe më thellë në mentalitetine njerëzve. Për ju, ky takim do të mbetet gjatë në kujtesë, si një ngjarje e rëndësishme për një mision shumë fisnik “të gjithë kundër dhunës”, - u shpreh këngëtarja e njohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›