Aksidentohet për vdekje fëmija i klasës së parë, po hynte në shkollë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bërdicë të Shkodrës. Një fëmijë gjashtë vjeç humbi jetën ndërsa ishte duke hyrë në shkollë. Fëmija me inicialet K.Sh ishte në klasën e parë, por dita e shkollës i është ndërprerë tragjikisht.
Në momentin që ka zbritur nga autobusi, fëmija me iniciale K.Sh ka tentuar të kalojë rrugën për të hyrë në shkolle dhe në atë çast vetëm pak metra larg derës së shkollës është përplasur fort nga një kamionçinë me targa të Shkodrës.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është Ramiz Qokthi, 50 vjeç.
Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për ngjarjen e rëndë.
Komuna Bërdicë i përket aksit Shkodër-Velipojë, një zonë e rrezikshme pasi është burim aksidentesh, ndërkohë një tjetër problematikë në këtë aks është mungesa e sinjalistikës rrugore. /ep