E thonë pastaj që teknologjia nuk po i çmend njerëzit
Një nxënës në një shkollë në Kinë vrau mësuesin e tij pasi ai i mori celularin gjatë orës së mësimit.
Nxënësi i quajtur Lei, po luante me celular kur mësuesi Sun Wukang, 32 vjeç- baba i një fëmije- ia mori atë.
Por kjo rezultoi fatale për mësuesin e kimisë. Nxënësi ia preu fytin.
Në këtë shkollë mësojnë fëmijë nga 10- 12 vjeç dhe është një nga më të mirat në rajon.
Mediat kanë publikuar pamje të klasës ku ndodhi krimi i rëndë.
Ky krim vjen në një kohë që në anën tjetër të planetit, në Angli, fansat e telefonave janë në pritje të daljes në shitje të iPhone 5S.
Gad Harari, 17 vjeç, ka ngritur një tendë jashtë dyqanit të Apple dhe aty kaloi natën e dytë në pritje për blerjen e celularit. Do i duhet të presë edhe dy ditë.
Ndërkohë në Londër një i ri u qëllua me thikë nga një grup adoleshentësh, që i kërkuan tu jepte lojën e re Grand Theft Auto V, e sapodalë në shitje. Turma njerëzish janë mbledhur përpara dyqaneve për të blerë këtë lojë.
Këtyre lajmeve i shtohet ai i zbuluar nga mediat amerikane se vrasësi i Uashingtonit, Aaron Alexis, që qëlloi për vdekje 12 persona në një kantier të marinës, luante deri në 16 orë në ditë Call of Duty./ep

Klasa ku ndodhi krimi

Gad Harari pret telefonin iPhone 5S