Të rinjtë “pushtojnë” sërish Tiranën/ “Mjekësia” bojkoton mësimin

Protesta kundër qeverisë ka marrë një tjetër përmasë këtë të mërkurë, teksa krahas studentëve, në lëvizjen qytetare janë përfshirë edhe gjimnazistët.
Nxënësit e gjimnazit ”Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën ”Tafaj”, duke iu bashkuar kështu valës së protestave.
Ka nisur protesta në disa lokacione në Tiranë. Pas gjimnazit “Partizani” edhe studentët e Mjekësisë i janë bashkuar revoltës qytetare duke bojkotuar mësimin.
Ata janë mbledhur në rrugë, ndërsa pas kalimit pranë zonës së njohur si “Medreseja”, janë drejtuar nga qendra e Tiranës.
Ndërkohë ditën e djeshme protesta është karakterizuar nga tensione dhe dhunë, me 16 persona të arrestuar dhe 49 të proceduar.
Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ bojkoton auditoret

Universiteteti i Elbasanit është sodilarizuar me studentët e Tiranës, duke u ndërgjegjësuar me ta pas dhunës dhe terrorit të ushtruar nga ana e forcave policore në protestën e së martës, 13 tetor te Ministria e Arsimit.
Nga raportimet e fundit, Universiteti i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, kanë bojkotuar auditoret, duke mos shkuar në lëkesione.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për studentët e Ekonomikut dhe studentët e Mësuesisë dhe një pjesë e studentëve të qëndrorit, në Universitetin e Elbasanit.

Protestës së studentëve në Tiranë i janë bashkuar edhe të rinjtë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.
Ata i janë bashkuar studentëve të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Ata po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit ku dje pati protestë dhe policia ushtroi dhunë brutale ndaj studentëve.
Në kor, të rinjtë thërrasin: “Rama, jep dorëheqjen!”
Prej 130 ditësh vijon protesta kundër qeverisë Rama.
Edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës bojkotojnë mësimin dalin në rrugë

Edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë kanë bojkotuar auditoret dhe janë bashkuar me studentët e Universiteteve të tjera për të vijuar marshimin duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.
Ata thërasin në rrugë: Rama jepe dorëheqjen! Revolucion!
Studentët braktisin auditoret, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Bashkohuni me ne!
studentët e Universitetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit ku do t’u bashkohen studentëve të tjerë.
Më herët një protestë u paralajmërua para MAS rreth orës 14:00, pas asaj të djeshmes e cila agravoi në skena të dhunshme nga ana e policisë kundrejt studentëve protestues.
Gjatë marshimit të studentëve drejt Ministrisë së Arsimit, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen me ta.
“Çohuni nga kafja!”, është thirrja që studentët u drejtojnë qytetarëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre në protestë.
Marshimi i tyre po vijon në drejtim të Rrugës së Durrësit, ndërsa studentët po përpiqen të mobilizojnë dhe qytetarët që hasin gjatë lëvizjes në kryeqytet.
Paralajmërimi për bojkot ka ardhur nga disa Universitete dhe Fakultete, pas përleshjeve të dhunshme të një dite më pare, madje disa prej tyre përfunduan në spitalin e ‘Traumës’ me fraktura të rënda.
Edhe nxënësit e gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar rrugën para shkollës së tyre.
Sakaq një autobot me ujë është vendosur para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.