Tirana zyrtare: Albin Kurti si ekstremistët serbë
Tiranë- Nisma e lëvizjes Vetëvendosja për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë është kritikuar arshpër nga Tirana zyrtare. Kjo e fundit përmes një deklaratë për shtyp e ka cilësuar këtë veprim si imitim të politikave ekstremiste serbe.
Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon.- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Sipas Ministrisë së Jashmte përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave të Kosovës në procesin e njohjes së saj dhe as në atë të integrimit në Bashkimin Europian.
Shkrime të tjera me interes:
- Bllokimi i kufirit nga VV, Pack: Çmenduri, Albin Kurti na turpëroi Kosovë- Aksioni i lëvizjes Vetëvendosja që pritet të ndërmerret me...
- Marrëveshja serbe, levizje e lirë vetëm për KFOR Mitrovicë- Strukturat paralele serbë të vendosura në veri të Kosovës...
- Tiranë, MPJ denon dhunën në Mitrovicë Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, ka reagur...