E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër- Dëmshpërblim vetëm për 4 biznese, nga 260 në total

Shkodër- Vetëm katër biznese, nga 260 gjithsej, do të dëmshpërblehen për dëmin që iu shkaktua nga përmbytjet e vitit 2010 në Shkodër. Kështu ka deklaruar Drejtoria e Tatim Taksave në këtë qytet, duke shtuar se bizneset e tjera nuk kanë dokumentacionin e plotë siç janë edhe fatura e mallit të dëmtuar, dhe nuk mund të dëshpërblehen vetëm mbi bazë të vetëdeklarimit.

Sipas kësaj drejtorie janë rreth 14.296.315 lekë që do të shkojnë për dëmshpërblimin e këtyre katër bizneseve që janë vlerësuar të rregullt sa i takon dokumentacionit.

Sipas kësaj drejtorie dëmshpërmbili do të bëhet mbi bazën e vednimit të Këshillit të Ministrave, Nr.842. Ku thuhet se do të dëmshpërblehën vetëm bizneset që kanë faturat shoqëruese të mallit të dëmtuar. Përmbytja e nëntorit 2010 në zonën e Shkodrës është vlerësuar me një kosto dëmi prej 30 milionë dollarësh.

 

 

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përmbytjet në Shkodër, mjekët dhe policët duhet të kthejnë shpërblimet Tiranë- Shpërblimi për punën e bërë jashtë orarit gjatë përmbytjeve...
  2. Shkodër- Plagosi bashkëshorten, “arrest me burg” 51 vjeçarit Shkodër- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masen arrest me burg...
  3. Shkodër- Ndërtimet pa leje, procesi i legalizimit po shkon drejt përfundimit Shkodër- Procesi i legalizimëve të ndertimeve pa leje po vazhdon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›