Te shikosh tutje ose te shikosh ne sy
Lufterat e viteve 90 kane ndodhur me te vertete e ato u zhvilluan midis kombeve e jo midis ideologjive ose klasave te ndryshme. Si mund te shkoje kjo me tolerancen kulturore Kush do qe ta kuptoje kunderthenien me se pari duhet ti kthehet debatit per multikulturen sic u zhvillua ai ne Perendim ne vitet 1980
Ballkani i trajton dallimet ne menyre me tolerante. Dhe me te pergjakshme
Edhe ai qe nuk di asgje per Ballkanin mendon se nje gje eshte e sigurt ketu eshte atdheu i intolerances i nacionalizmit etnik dhe i shtet-vogelsise autiste. Deshmia per kete u pru sic duket para pak kohesh. Te gjitha mekatet qe nacionalizmi i shkaktoi ne perendim te kontinentit ne shekujt e 19 dhe e 20 si shtrirjen perandorake shtypjen debimin dhe asimilimin e dhunshem te pakicave i kreu edhe nje here ne Ballkan ne vitet 90. Stereotipet urrejtja etnike politika nacionale e forces te cilat ne ne Bashkimin Europian me ne fund pas dy lufterash boterore i kemi lene pas mesa dukej qendruan te terhequra ne kete treve te dobet zhvillimi dhe ne keta 20 vitet e fundit u shpalosen edhe nje here me nje vonese tipike.
Kush merret ne menyre te thelle dhe pa paragjykime me kete rajon do te kete pervoja qe nuk zene vend mire ne kete tablo. P.sh. asgjekundi tjeter ne Europe njerezit nuk kalojne kaq lehte e vetekuptueshem nga njera gjuhe ne tjetren si ne Ballkan. Ne asnje vend europian nuk gjen nje mase kaq te madhe te popullsise qe te kete te aferm jashte shtetit sikurse ne Kroaci. Kjo nuk eshte thjeshte pasoje e arratisjes dhe e debimeve. Me te drejte levdohet mikpritja ndaj te huajve. Ne fshatrat dhe qytetet e vogla te rajonit edhe pas luftes mbahet zakoni i vizitave te ndersjellta midis kombeve dhe besimeve te ndryshme sidomos ne festa fetare tradita e urimeve qe p.sh. ne Gjermani ishte krejt e panjohur mes protestanteve dhe katolikeve. Deri dhe zakoni i shkembimit te nxenesve qe u fut pas luftes se dyte boterore mes gjermaneve dhe francezeve per ti sjelle ata me afer me njeri-tjetrin ne Bosnje ka nje tradite shume me te gjate. Qysh ne shekullin e 19 prinderit i dergonin femijet e tyre ne moshen e adoleshences per nje vit ne nje familje te nje kombesie tjeter ne menyre qe ata te njihnin zakonet dhe menyrat e tyre te te menduarit.
Po te udhetosh ne vendtakimet e feve boterore krishterim dhe islamizem aty do te gjesh shume me pak perplasjen e kulturave sesa nje lloj sinkretizmi te vecante. Ne disa lugina te Kosoves dhe Maqedonise deri ne kohen tone eshte e zakonshme qe femijeve tu jepen edhe nje emer te krishtere edhe nje emer mysliman. Ne gjithe Europen lindore nuk ka patur asnjehere inkuizicion. Aty ku ndryshimet kulturore ne te vertete kerkojne tolerancen toleranca ekziston. Ne nje vend si Serbia qe u be i njohur si epiqendra e etnonacionalizmit bashkejetesa me romet bie fjala funksionoi me mire sesa ne eki ose ne France. Deri dhe partia ultranacionaliste radikale ne veprimtarite e veta elektorale paraqitej rregullisht me nje perfaqesues te romeve i cili edhe brohoritej nga publiku.
Megjithate lufterat e viteve 90 kane ndodhur me te vertete e ato me te vertete u zhvilluan midis kombeve e jo midis ideologjive ose klasave te ndryshme. Si mund te shkoje kjo me tolerancen kulturore qe sapo theksuam
Kush do qe ta kuptoje kunderthenien me se pari duhet ti kthehet debatit per multikulturen sic u zhvillua ai ne Perendim ne vitet 1980. Ne SHBA eshte kultivuar zakoni qe te mos perfillen ndryshimet etnike e kulturore e aq me pak ato racore. Mirepo kanadezi Charles Taylor duke u nisur nga pervojat ne vendin e tij kerkoi te kunderten duhet pare drejt e ne sy. Nuk duhet treguar indiference ndaj vecantive te te tjereve por keto duhen pare si baza e duhur per bashkejetesen nenvizonte filozofi kanadez duhet pra pikerisht njohja e dallimeve. Nje respekt per te cilin fqinji me pare duhet zhveshur ne menyre artificiale nga lidhjet e tij te meparshme shoqerore per Taylor-in nuk mund te jete dicka e qendrueshme.
Kete medyshje ne e njohim nga jeta e perditshme si reagojme ne ndaj dickaje te huaj p.sh. ndaj nje njeriu qe na befason me pamjen e tij te jashtme Shohim tutje apo shohim drejt e ne sy Dike qe flet me dialekt shvab dhe ka tipare aziatike a e pyesim sesi shpjegohet kunderthenia ne dukje A i pyesim ne drejtperdrejt sakatet per vuajtjet e tyre te dukshme a pyesim me dhembsuri sesi ndihen Apo mos bejme sikur nuk e veme re fare cenin e tij
Ne jeten e perditshme pergjigjja varet gjithmone nga rrethanat konkrete nga karakteri yne dhe nga ndjeshmeria jone. Ndersa ne nje shkalle me abstrakte ne rrafshin e moralit ose te politikes nuk mund ti shmangesh vendime me vlere te pergjithshme. Keshtu ne Europen perendimore pergjate shekujve eshte zhvilluar kultura e te veshtruarit tej kurse ne Lindje perkundrazi kultura e te veshtruarit ne sy. Keto kane efektet e tyre ne trajtimin e perditshem. Menyra sesi trajtohet ne Lindje ai qe eshte ndryshe ne Perendim ndihet si e trashe shume direkte por njekohesisht edhe si e cliret dhe e perzemert kurse ne ane tjeter ne Lindje abstragimi ndaj se vecantes te njeriut qe ke perballe mbahet vertete si sjellje e kultivuar por njekohesisht edhe si artificiale e ftohte.
Ne pikepamje morale kapercimi i dallimeve arsyetohet me deshire me idealet e borgjezise revolucionare. Mirepo kultura perendimore e te shikuarit tej dhe kulti i barazise nuk linden thjesht me Revolucionin Freng me galit-ne e saj dhe te drejtat e njeriut. Ato kane nisur qysh me absolutizmin. Mbreti Diell rrezatonte mbi nenshtetasit e vet ne menyre te njetrajtshme pavaresisht nga origjina dhe shtresa shoqerore. Qysh atje gjendej nje element i barazise dhe i pakperfilljes se dallimeve cka jakobinet me pas e persosen. Administrimi modern i shtetit sic filloi te kristalizohej ne Francen e shekullit te 17 punonte me subjekte te numerueshem te drejta speciale bie fjala ishin nje tmerr per te. Dallimet etnike dhe gjuhesore nuk kishin asnje rendesi. Mbreti nuk pyeste shume se ne cgjuhe e mbyllnin gojen nenshtetasit e tij.
Ne perandorite e Lindjes europiane absolutizmi kurre nuk mundi te hidhte rrenje. Perandoria osmane e cila sundoi nje pjese te mire te Ballkanit permbi 500 vjet deri ne fund te Luftes se pare Boterore e bente dallimin e nenshtetasve te vet ne baze te besimit dhe kete dallim e kthente ne kriter per ndarjen e te drejtave. Myslimanet cifutet dhe te krishteret perbenin secili nje komb besimi. Por ata nuk gezonin te drejta te barabarta te krishteret duhej te paguanin me shume taksa sesa myslimanet dhe duhej qe p.sh. te dalloheshin ne veshje. Por edhe myslimanet u nenshtroheshin ndalesave te vecanta keshtu qe mbi kete sistem nderej edhe nje tis barazie kolektive ne menyre te ngjashme si te zbatimi i tezes separate-but-equal te shtetet jugore te SHBA. Ndarja e popullates ne kombe te besimit ishte nje teknike sundimi popujt e nenshtruar i ruanin strukturat e tyre autonome ne menyre qe ti hiqnin Portes se Larte barren e mbledhjes se taksave.
Austria e cila pushtoi gjysmen tjeter te Ballkanit ne njeren ane nuk mbeti e paprekur nga iluminizmi europian. Mirepo ne anen tjeter Habsburget i trembeshin modernizimit rrenjesor sikurse kishte ndodhur ne France ose ne Prusine e Frederikut te Madh ngaqe me te drejte u trembeshin rreziqeve te barazise. Maria Terezia kishte futur detyrimin e pergjithshem shkollor por duke ngulmuar ne mesimin ne gjuhe ametare per te gjitha grupet etnike. Kjo cka sot neve na duket si perparimtare ne ate kohe ishte konservatore. Nje popullsi qe fliste dhe shkruante gjermanisht ose latinisht paraqiste kercenimin se do mund te kultivonte ne gjirin e saj nje borgjezi te arsimuar. Ndersa ne qofte se femijet mesonin ukrainisht sllovenisht ose rumanisht ne shkolla atehere ne Vjene mund te ishin te sigurt se horizonti i tyre nuk do te shtyhej asnjehere pertej rrethit te ngushte te mjedisit ku jetonin. Edhe rruga e vecante austriake diktohej nga interesi i ruajtjes se pushtetit. Koncepti ndaj dhe sundo doli i dobishem p.sh. kur oborri vjenez ne vitin 1848 i vuri kroatet te shtypnin liberalet hungareze. Sikur te gjithe liberalet ne perandori ta ndjenin veten si pjesetare te nje kombi me vete ata do te ishin lidhur me njeri-tjetrin kunder perandorit.
Ne shtetet me te pasura moderne te perendimit ne shekujt e 18 dhe 19 sundonte barazimi dhe asimilimi i dallimeve etnike e gjuhesore gjithsesi me synimin per te krijuar realisht nje shoqeri te individeve te barabarte. Ndersa ne perandorite e Lindjes dallimet u politizuan ne menyre sistematike. Me vone disa shtete te rajonit u orvaten te zbatonin rrugen perendimore - keshtu p.sh. Rumania pas vitit 1920 kur ishte bere padashur nje shtet shumekombesh ose Jugosllavia pas vitit 1929. Mirepo keto orvatje vinin shume vone. Turqia qe mbeti ne kete rruge sot ende lufton me rezultatin. Tri shtetet frengjizuese ne Europen Juglindore nuk mundeshin dhe as nuk deshironin ndryshe nga shembulli France te pajtonin injorancen e pakicave kulturore me respektin para individit. Behej sikur shikohej tutje ne te vertete shikohej drejt e ne sy per ti rene kokes sic duhej.
Asnje shtet ne Europe nuk e ka cuar politizimin e dallimeve kaq larg sikurse Jugosllavia komuniste ai shtet u shkaterrua jo prej barazitizmit por prej te kundertes se tij. Kuotimi i te gjitha fushave te jetes beri qe gjithe kombet e dikurshme te besimit te ktheheshin de facto ne parti konkurruese te cilat ne sistemin e rregulluar te drejtpeshimit etnik detyroheshin qe interesat e tyre ti taronin ne menyre te holle me njera-tjetren. Kur ky kufizim u rrezua me zgjedhjet e para te pergjithshme dhe futjen e sistemit shumepartiak partite-kombe u ndodhen perballe njera-tjetres. Por ngaqe kombet ngrihen mbi interesin e zhveshur dhe jo mbi ndonje kauze per te cilin do te grindeshin pas nje kohe te shkurter mbeti vetem rruga e luftes.
Vizitore te huaj ne Ballkan kane verejtur perhere se dallimet te cilat u ngriten ne nje lufte kaq te pergjakshme nuk u jane dukur dhe aq te forta. E me te vertete dallimet nuk jane realisht aq te forta. Nese kombet bien ne konkurrence kunder njeri-tjetrit atehere ato nuk e kane te nevojshme qe ta deshmojne ekzistencen e tyre permes kultivimit te dallimeve kulturore. Fakti qe ndodhen ne konkurrence politike kunder njeri-tjetrit per to eshte i mjaftueshem qe ti ndaje. Ne fund te ketij sistemi qe ngrihet mbi ndryshueshmerine fjala nuk eshte per ndryshueshmerine por vetem per identitetin. Mjafton pra qe tjetri eshte tjetri. Edhe ne nje aplikim une ia kam friken me shume atij aplikuesi qe eshte me i ngjashem me mua. Armiqesia dhe afria kulturore shkojne shume mire me njera-tjetren toleranca nuk e eliminon konkurrencen. Kur ne vitet mes 1992-shit dhe 1995-s ne Bosnje luftonin kunder njeri-tjetrit pikesepari kroate jo-katolike serbe jo-ortodokse dhe myslimane jo-islamike ata nuk qe se zbatonin ndryshueshmerine e tyre por luftonin thjesht per interesat e tyre te zhveshura.
Kush ka nuhatjen e mjaftueshme mund te ndjeje ende edhe pas viteve te luftes ate fryme te vecante tolerance dhe respekti per dallimet kulturore ne Ballkan. Por kush mendon se kjo fryme te mbron nga lufterat nuk e gjen te provuar bindjen e tij. Mesimi i shumefishte i mirekuptimit multinacional qe aplikojne qe nga koha e lufterave fondacione dhe OJQ te panumerta ne shoqerite e Ballkanit ka qellim te mire dhe sigurisht nuk eshte i demshem vecse ngrihet pyetja se kush e ka vendin ne te vertete te katedra dhe kush te banka e nxenesit. Ndersa si parandalim i luftes ky mundim gjithsesi eshte investim i gabuar.
Sot konfliktet nuk jane me shperthyese. Nga perandorite multikulturore linden shtetet kombetare dhe nga fraksionet etnike u bene ose po behen kombe ne kuptimin perendimor qytetar. Ajo cka eshte ruajtur nga koha e shteteve shumekombeshe jane hierarkite e prestigjit dhe ato e ushqejne edhe sot cdo konflikt politik me pishmane. Hierarkite ne prestigjin kombetar i njohim edhe ne nga Europa Perendimore ato edhe nga niveli kulturor dhe pasuria e nje kombi midis Frances se kultivuar dhe Gjermanise me mireqenie te larte per nje kohe te gjate ekzistoi situata e patit.
Ne Ballkan dhe ne Europen Qendrore kriteret nuk kane origjine qytetare por feudale. Ne maje qendrojne kombet shtetformuese. Keto ishin ne kohen e perandorive shumekombeshe jo vetem gjermanet austriake dhe turqit por u bene shpejt edhe serbet dhe greket te cilet qysh heret ne shekullin e 19 nepermjet lufterash clirimtare qe gjeten perkrahje nderkombetare u bene bartes shtetesh te mevetshme. Edhe pse nuk mund te matet per nga niveli kulturor dhe pasuria me asnje vend perendimor Turqia gezon ne Ballkan jo vetem te myslimanet si administratore e trashegimise perandorake edhe sot e kesaj dite respekt te madh.
Ne vend te dyte vijne kombet historike. Me kete ne Monarkine habsburgase kuptoheshin kombet me aristokraci te veten te cilat dikur bartnin perandori e qe vetem me vone por tani me te drejta te perkufizuara historike erdhen nen kuroren perandorake. Mbi te gjitha kjo vlente per hungarezet te cilet ne fund i mbante lidhur me Habsburgasit vetem personi i perandorit. Porse kombe historike me te drejta te vjetradhe vetekuptohet te debatuara ishin gjithashtu edhe ceket e kroatet ne Perandorine osmane edhe greket serbet malazezet dhe rumunet.
Katin perdhes te hierarkise e perbenin se fundi popujt pa histori sic i quante Hegeli grupe pa ndonje histori perandorake e shteterore te cilat mbaheshin mbi te gjitha permes gjuhes dhe zakoneve ndoshta edhe fese permes ketij apo atij miti kombetar. Ketu benin pjese sllovenet dhe sllovaket myslimanet bosnjake bullgaret dhe shqiptaret. Fakti qe bie fjala produkti kombetar bruto ne Slloveni eshte dyfishi i Kroacise nuk e pakeson ndjenjen e epersise ne Zagreb per kroatet e vetedijshem fqinjet jane vetem nje popull fshataresh te vegjel te pasuruar. Edhe respekti i druajtur dhe frika me te cilat shihet kudo ne rajon Serbia nuk ka lindur thjesht nga lufta e fundit. Serbia ishte nje shekull te tere per sllavet ne Perandorine habsburgase fajkoi krenar dhe i lire me te cilin do te kishin qejf te barazoheshin sikur te kishin guximin e duhur.
Nuk duhet te kemi frike se mos kombet e reja ne Europen Juglindore nje dite do te rimarrin konfliktet e kombeve europiane-perendimore te epokes se imperializmit. Ne lufterat e tyre ndarese ato deshen vetem qe ta benin te dobishem per veten nje parim te njohur organizimi per nje shtet pikerisht ate kombetarin.
Tani e kane. Keshtu armiqesia dhe paragjykimi jane bere te teperta idhtesia qe ekziston mbas perjetimeve te luftes se fundit e shumta pas nje brezi do te jete kapercyer. Krejt ndryshe nga ceshte paragjykimi kombet e Ballkanit realisht nuk perdorin stereotipe kaq te theksuara per njeri-tjetrin sic bejne kombet perendimore. Edhe gjermaneve te sotem shpesh u mjafton nje paragjykim i trasheguar apo i kapur diku i ushqyer ndoshta edhe nga ndonje qendrim i shkurter pushimesh per ti mbajtur te gjithe francezet si arrogante ose hundeperpjete. Ne Ballkan dicka e tille nuk eshte degjuar as dhe ne lufte. Sepse aty njerezit e njohin me mire njeri-tjetrin.
Norbert Mappes-Niediek eshte korrespondent per Europen Juglindore per gazeta te gjuhes gjermane dhe holandeze autor i disa librave nder te tjere Mafia ballkanike 2003 Kurthi etnik 2006 etj. Eseja e meposhtme eshte shkruar per antologjine Guximi per te kujtuar - tekste ne proze e poezi nga 26 autore te Ballkanit - e cila del keto dite ne Gjermani botohet edhe ne web ne 10 gjuhe te gadishullit si iniciative e revistes letrare die horen dhe e Institutit Goethe