Xhihan Xhihani njeriu qe i sherbeu trashegimise shpirterore
Si sot nje vit me pare ne qytetin-muze te Gjirokastres gjate diteve te mbajtjes se Festivalit Folklorik te Gjirokastres 2009 vdiq Xhihan Xhihani 1942-2009 nje nga organizatoret e FFK-se. Vdekja e tij ishte me shume se sa nje kalim ne jeten e pasosun. Mengjesin e asaj dite grupet folklorike nga mbare Shqiperia nuk u ngjiten ne kalane e festivalit per provat e zakonshme. Te gjithe folkloriste qytetare te Gjirokastres turiste vendas e te huaj u mblodhen ne sheshin e ercizit nen ritmin e nje daulleje rreth trupit te pajete te Xhihanit per ti shprehur atij mirenjohje te thelle.
Xhihani rridhte nga nje familje permetare me tradita muzikore. Se bashku me vellain e tij klarinetistin e shquar te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore Qerim Xhihanin ai perfundoi studimet ne Akademine e Arteve ne Tirane ne Degen e Teoritikut dhe prej perfundimit te shkolles punoi prane Shtepise Qendrore te Krijimtarise Popullore.
Fale punes se tij jane mbeshtetur dhe inkurajuar me dhjetera talente te folklorit muzikor e koreografik ashtu sic jane organizuar e mbeshtetur me qindra aktivitete folklorike nga me i thjeshti syresh e deri tek FFK-te e Gjirokastres. Jane te paharruara perpjekjet e tij personale per ti prezantuar botes perendimore ne France Holande Belgjike Danimarke etj. grupin e Sazeve te vellezerve Lela me gernetar obanin e shquar ne krye krahas qindra rasteve te tjera kur fale punes se tij folklori shqiptar ruhej zhvillohej dhe transmetohej. Xhihani njeri i veprimit ishte me folklorin ne Elbasan edhe ne vitin e mbrapshte 1997 kur aty zhvillohej Festivali Tipologjik Kombetar i Kenges Popullore se bashku me Prof. Ramadan Sokolin kryetarin e jurise se atij aktiviteti.
Ne ditet e sotme kur materia po duket se po sundon mbi shpirteroren kur idealet rrezikohen nga pragmatistet kur globalizmi sulmon kulturat tradicionale modele njerezore si Xhihani na kujtojne se jeton gjate ai le pas gjurme te mira. Ai e beri punen e tij edhe kur ishte i rrethuar nga injoranca dhe nga pamundesia per te bere dicka. Ai shkonte kudo ne Shqiperi per ti dhene zemer e jete njerezve qe merreshin me folklorin dhe per kete arsye sot Xhihani kujtohet ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi e diaspore.
Ne kete dite te kujtimit te tij nje thirrje i shkon Bashkise se qytetit-muze te Gjirokastres per ta nderuar vepren e Xhihanit duke i vendosur emrin e tij nje rruge qe te con ne Kalane e Festivalit ashtu si dhe per Ministrine e Kultures per tia njohur kontributin