E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri nacionalizmi dhe patriotizmi artistik

Patriotizmi artistik vazhdon te jete nje nga pseudo-standardet me spekulative. Duket i prekshem i pershtatshem dhe komod per kodin e atyre qe identifikohen me vlerat e konsumuara apo ekskluzivisht me vlerat e ashtuquajtura kombetare


Pervec kontekstit historik e socio-politik mbyllja ne gezhojen nacionale vjen edhe per shkak te pamundesise apo mungeses se fuqise kreative te krijuesve te teatrit per krahasim apo identifikim me vlerat dhe standardet artistike universale.
Ashtu sikunder dihet Ballkani eshte vendlindja e tragjedive antike greke te cilat neper mijevjecare me frymen me mishin dhe me gjakun e personazheve te veta e kane ushqyer skenen teatrore boterore. Disa mija vjet me vone ploja e pergjakshme antike te cilen tragjiket e vjeter greke me nje art te paperseritshem e kane projektuar dhe perjetesuar ne veprat e tyre dramaturgjike e ne amfiteatrot ballkanike ne nje version po aq ne mos edhe me tragjik ne dhjetevjeteshin e fundit te shekullit 20 eshte rishfaqur ne jeten e perditshme te njerezve te Gadishullit te Vjeter.

shte e vetekuptueshme qe ne nje hapesire te kontaminuar nga pasionet kombetare e nga ethet hemorragjike nacionaliste nga lufterat e tmerrshme nga vrasjet masakrimet djegiet rrenimet nga debimet masive dhe fushatat per spastrime etnike prirja per ngaterrimin apo keqkuptimin e nocioneve eshte e zakonshme. Ky keqkuptim eshte i shprehur sidomos kur eshte fjala per diferencimin ndermjet asaj qe ne Ballkan identifikohet nga njera ane si kombetare dhe nga ana tjeter si nacionaliste.
Sigurisht keqkuptimet jane te mundshme per shkak te sensibilitetit qe kjo teme krijon te njerezit e Gadishullit Ballkanik te cilet ne dhjetevjecarin e fundit te shekullit 20 per shkak te perkatesise se tyre kombetare kane perjetuar permasat me ekstreme te urrejtjes e te dhunes ekstreme ne disa nga lufterat nderetnike. Kjo me sa duket ka bere qe ne kete hapesire bukur shpesh kufijte ndermjet kombetares dhe nacionalizmit te gershetohen te perzihen madje edhe te ngaterrohen deri ne permasat e identifikimit me njeri-tjetrin apo te keqkuptimit e te keqinterpretimit te ketij apo atij nocioni.

Nese eshte per ti besuar nje interpretimi te mundshem te fenomenit nacionalizem me kete nocion identifikohet pretendimi qe njerezit te cilet i takojne nje grupi te caktuar te quajtur komb duhet te banojne ne nje hapesire te vecante dhe ta kontrollojne shtetin e tyre duke ia mohuar kete te drejte te tjereve me perkatesi tjeter etnike te cilet po ashtu mund te kene pretendimin e tyre. Ne ndeshje e siper per ta legjitimuar pretendimin dhe te drejten e vet njerezit e perkatesive te ndryshme etnike me veprimet e tyre ekstreme kane bere qe e drejta e tyre te nderroje ane duke bere qe nje synim apo qellim i tyre i ashtuquajtur kombetar te zhvleresohet apo me shume se me te drejten etnike te identifikohet me idealet dhe pikesynimet nacionaliste.
Por cili eshte roli misioni dhe qendrimi i teatrit ne kuader te ketij pretendimi Ne cmase dhe pse mund te ndikohet teatri nga nacionalizmi Cilat jane arsyet e identifikimit te nje mediumi artistik si teatri me sindromen e nacionalizmit apo te pseudopatriotizmit

Pergjigjet ne keto pyetje nuk jane te thjeshta. Pervec kesaj per shkak te specifikave te ketij apo atij vendi ato varesisht nga pervojat e ndryshme jane gjithashtu te ndryshme. Larg pretendimit per te dhene pergjigje te pergjithshme e te vlefshme per secilin vend megjithate mund te konstatoj se per shkaqe te natyres historike teatri ashtu sikunder edhe cdo medium tjeter artistik ne hapesirat e ish Jugosllavise pavaresisht nga momentet e shumta te shkelqimit te tij universal jo rralle eshte perkundur ne djepin e te ashtuquajturit nacional-romantizem i vonuar duke u identifikuar ndonjehere edhe jashte vullnetit te vet me nacionalizmin.
Me siguri shkaqet per dicka te tille ne vende te ndryshme kane qene te ndryshme. Jo gjithmone ato jane aktivizuar nga trysni apo qellime te njejta ndonese fundamenti i tyre pavaresisht ngjyres se ketij apo atij vendi ka qene dhe mbetet i njejte. Ne kete kontekst pikembeshtetja themelore identifikohet me nevojen gjithnje simbas tyre e zhvillimit dhe kultivimit te kultures kombetare e cila duke qene e rrezikuar dhe e kercenuar nga presioni i trendeve globale duhet te vije ne shprehje e te mbizoteroje ne menyre te theksuar ne cdo sfere te jetes publike e pra edhe ne nje medium artistik te tille sic eshte teatri.
Perciptazi po i evidentoj disa nga perceptimet mbi te cilat bie fjala ne Kosove zakonisht krijohet ideja perfytyrimi dhe konstruksioni i cuditshem per nje teater te formatit kombetar i cili per ta merituar epitetin e tij do te duhej te kishte per mision aranzhimin skenik te te ashtuquajturave ngjarje tema dhe kryevepra nacionale.

Insistimi per perqendrim te repertorit te teatrove kryesisht duke u bazuar ne tekstet e dramaturgjise kombetare trajtimi i temave dhe i ngjarjeve te ndryshme me karakter ekskluzivisht nacional njeanshmeria e trajtimit te ketyre temave formati konvencional i shfaqjeve te ndertuara mbi klishete dhe stereotipet e poetikes se konsumuar kombetare mungesa e rezonimit kritik ndaj ketyre temave dhe ngjarjeve plasimi dhe promovimi i ideve dhe i mesazheve me karakter nacional dhe aspekte te tjera te kesaj natyre jane vetem disa nga asociacionet me te theksuara te mendesise e te botekuptimit per hartimin e politikave te repertorit te te ashtuquajturave teatro kombetare te cilat ne emer te identifikimit me vlerat nacionale para hapjes dhe konvergimit me vlerat universale preferojne hermetizmin ne geton nacionale.
uditerisht kreatoret e kesaj mendesie rastesisht apo qellimisht anashkalojne nje fakt jashtezakonisht domethenes i cili simbas mendimit tim para se te gjitha aspektet e mesiperme e ben nje teater te jete formacion perfaqesues te kombetares teatrore te nje vendi. Kete fakt po e shtroj ne formen e nje pyetjeje e cila nuk ka nevoje per pergjigje. fare perfaqesojne regjisori dhe ansambli artistik i nje shfaqjeje teatrore duke perfshire ketu aktoret skenografin kostumografin kompozitorin koreografin dizajnerin stafin teknik dhe bartes te tjere te kreativitetit skenik kur ata inskenojne nje tekst te nje autori te huaj Perfaqesueset kombetare te futbollit e kane te qarte pergjigjen ne kete pyetje.

Natyrisht identifikimi me vlerat nacionale jo gjithmone nenkupton vetem nacionalizmin. Kjo madje ne nje mase te theksuar nderlidhet me standardet e profesionalizmit te cilat brenda hapesires kombetare duke anashkaluar kontaktin dhe permasen e krahasimit me zhvillimet jashte kesaj hapesire mund te shperfillen te modifikohen apo te akomodohen varesisht nga potenca krijuese apo niveli i manget shpesh i diskutueshem i kesaj potence.
Me fjale te tjera pervec kontekstit historik e socio-politik kjo mbyllje ne gezhojen nacionale vjen edhe per shkak te pamundesise apo mungeses se fuqise kreative te krijuesve te teatrit ne keto hapesira per krahasim apo identifikim me vlerat dhe standardet artistike universale. Brenda vetvetes duke u matur dhe duke u krahasuar me vetveten e jo me te tjeret mund te krijohet me lehte dhe me shpejt iluzioni per formatin e pakontestueshem profesional e artistik pse jo edhe patriotik te ketij apo atij teatri. Ky i fundit pra patriotizmi cuditerisht vazhdon te jete nje element jashtezakonisht impresivo- patetik dhe bukur komercial brenda ketij konteksti. Madje thene hapur dhe pa ekuivoke patriotizmi artistik ka qene dhe vazhdon te jete nje nga pseudo-standardet me spekulative te ketij procesi. Duket prandaj me i prekshem me i arritshem me i pershtatshem dhe me komod per kodin e tyre te limituar kreativ qe identifikohet me vlerat e konsumuara apo ekskluzivisht me vlerat e ashtuquajtura kombetare.

Me lejoni qe te perfundoj per shkak te natyres se tij universale me te cilen eshte ngjizur qe ne embrionin e tij para mija vjetesh teatri pavaresisht nga prirja dhe tendencat e shpeshta te qarqeve te caktuara per ta ngujuar ate ne kullen e patriotizmit e te nacionalizmit eshte nje medium artistik i cili nuk mund ti lejoje vetvetes te mbyllet dhe te shnderrohet ne nje ishull te izoluar te pasioneve kombetare apo te etheve hemorragjike nacionaliste. Ne te vertete vete trashegimia e tij e begatshme mijevjecare ne themelet e te ciles eshte fortifikuar mrekullia e tragjikeve te vjeter greke Eskil Sofokli Euripid e Aristofan e klasikeve Shekspir Marlou e Molier e pararendesve te teatrit modern Ibsen ehov e Strinberg e kodifikuesit te shenjave teatrore Konstantin Stanislavski e reformatoreve radikale Arto Majerhold Breht Grotovski Bruk Barba Beket e Jonesko dhe e gjithe pasuesve te tyre te mevonshem eshte guri dhe zona magjike e patejkalueshme e engjejve mbrojtes te tempullit te Dionisit.

Autori eshte regjisor dhe profesor universitar. Ky shkrim ne formen e nje trajtese u lexua ne kuader te Konferences Teatrore Nderkombetare In Place of War e cila u mbajt ne qershor te ketij viti ne Teatrin Kombetar te Kosoves.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›