Te shkruash me dore apo ne tastiere

Quhen " të lindurit dixhital" dhe janë fëmijët e lindur pas vitit 2000, më të shkathët në jetën virtuale se atë reale. Por me kalimin në jetën "tekonologjike" duket se këta fëmijë rrezikojnë të harrojnë aftësitë e nevojshme në jetën e përdtishme, si për shembull të ecësh me bicikletë, apo të lidhësh këpucët. Ky është përfundimi i një studimi cekosllovak, pasi janë pyetur 2200 nëna të fëmijëve nga 2 deri në 5 vjec.
Por edhe një studim tjetër i drejtuar nga neurofiziolog francez dhe norvegjez konfirmon se dicka ka humbur në kalimin nga lapsi tek tastiera. Studimi i publikuar në Advancez in haptics, tregon se të shkruar me dorë "e ndez" trurin tonë më shumë se sa të shtypësh në tastierë. Të shkruash në letër, sytë dhe lëvizja e dorës ndjekin krijimin në letër. Ndërsa formojmë shenjën e shkronjës 'S' shohim dhe "ndjejmë" të formohen dalëngadalë lakimet nga të cilat përbëhet. Ky veprim vë në lëvizje më shumë zona të trurit se sa të formosh të njëtën shkronjë 'S' në kompjuter. Në këtë rast, në fakt, mjafton të shtypësh një tast në tastierë dhe e ke gjithë shkronjën në ekran. Zonat e ndjeshme dhe motore aktivizohen gjithsesi dhe në këtë rast, sepse dora lëviz dhe sytë shohin shkronjën, por kjo në mënyrë mjaft inferiore.
Anisa Braho