E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE Kontinenti europian prapambetje ne teknologji

Europa duhet të nisë përteritjen e bizneseve dhe markave të veta, ndryshe do të thellojë edhe më tej diferencën e ndjeshme që tashmë ekziston mes kompanive europiane dhe rivëleve të tyre amerikane dhe japoneze. Kështu, sipas të dhënave të Komisionit Europian, bizneset në Europë kanë mbetur shumë pas rivalëve të kontinenteve të tjera përsa i takon investimeve dhe patentave të reja. Madje, edhe kompanitë homologe në Brazil dhe Kinë janë duke i arritur me shpejtësi parametrat europianë.

Tabela krahason të dhënat në fusha të tilla si sistemet e kërkimit, financimi i zbulimeve të reja, investimet e biznesit dhe përdorimi i aseteve intelektuale. Komisoni thekson se Suedia është në krye të bllokut 27 anëtarësh përsa i takon inovacionit, e ndjekur nga Finlanda dhe Gjermania. Bashkimi Europian ka nevojë të përmirësojë funksionimin e tregut të brendshëm. Dinamizmi I firmave kineze e ka shtyrë Komisionin të nënvizojë se këto të fundit janë duke e ngushtuar me shpejtësi diferencën në performancë me firmat europiane. Sidoqoftë, edhe një lajm I mirë në raportin e KE-së. Europa vazhdon tia kalojë SHteteve të BAshkuara sa I takonë kërkimeve mbi publikun dhe në shpenzimet për zhvillimin.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›