E Diel, 1 Nëntor 2026

Te shohesh me zemer - Regjizorja gjermane Almut Getto me filmin e saj ne Tirane

DW160Zonja Getto ju moret pjese me filmin tuaj Prane teje ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut qe po zhvillohet ne Tirane. A mund te thoni ju lutem cilat jane ato vlera njerezore dhe sociale qe ju si regjizore dhe bashke skenariste e kesaj komedie romantike do te donit te promovonit

Almut Getto Jetojme ne nje bote qe perqendrohet ne anen e jashtme shpesh gjykojme thjesht ne baze te asaj qe shohim a eshte simpatik apo i pashem fare rrobash vesh A duket i pasur A ka cene te dukshme160 Keshtu fillon filmi Prane teje te duket sikur eshte Lina ajo qe ka probleme qe eshte handikape. Por kur filmi vazhdon publiku sa shkon dhe harron qe ajo eshte e verber. Kupton qe handikapi i saj nuk eshte asgje fare krahasuar me ate te Phillip-it. Ai eshte i demtuar emocionalisht qe eshte shume me keq. Ai eshte vertet handicap. Dua te them qe e rendesishme eshte gjithe sa njeriu ka brenda vetes brendia e tij nga ku buron humori apo drama. Lina eshte dikush te ciles i mungon shikimi per te gjykuar. Por ajo sheh ne nje menyre te ndryshme .. ne nje menyre me te mire madje edhe nga ajo qe mund te mendoj une. Lina sheh me zemer. Dhe ne duhet here here tia kujtojme kete vetes per te mos gjykuar shpejt e shpejt si nje liber nga kopertina e tij.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Reklama e filmit Prane teje ne Gjermani

DW A ka ndonje pike kthese ne jeten tuaj pas se ciles vendoset te mos merreshit me me gazetari ju keni punuar nder te tjera edhe per DW dhe te beheshit regjizore filmash A ka dike ne jeten tuaj qe ka luajtur nje rol vendimar ne zgjedhjen tuaj

Almut Getto Kam studiuar se pari Shkenca Politike dhe Komunikim. Punen e kam filluar si gazetare. Nje dite shkova ne barrakat e Kalkutes per te xhiruar nje dokumentar televiziv per organizaten Mjeket e botes se treterzte fr die 3. Welt. Pershtypjen me te forte ma la era e keqe e padurueshme nxehtesia e lagesht dhe zhurma sikur te flisnin nga cdo cati barrake. Njerezit qe banonin ne barraken ku xhirova nuk ishin larguar kurre prej saj prandaj nuk e kishin idene sesi mund te ishte jeta ne anen tjeter te lumit. Ata nuk kishin pare kurre nje kamera qe kur xhirova fiksoi pamjen e tyre duke buzeqeshur. Kur u ktheva ne Gjermani dhe po redaktoja gjithe sa kisha xhiruar pata ndjesine qe atje nuk shfaqej ajo qe kisha perjetuar era e keqe nuk ishte atje e nxehta nuk ndihej zhurma ishte ulur.. ajo qe pamjet tregonin ishin indianet e veshur me rroba shume ngjyreshe qe qendronin ne diell duke i buzeqeshur te lumtur kameras. Ndjeva qe160 nuk ishte ajo qe kisha perjetuar atje dhe papritur u bera e ndergjegjshme per limitet kufizimet e medias. Keshtu vendosa te shkoj perseri ne Universitet dhe te studioj produksionin e filmave dokumentare ne Akademine e Medias dhe Arteve ne Keln. Atje shpejt profesori im Michael Lenz me tha Almut me pelqejne dokumentaret e tu por mendoj qe duhet te besh filma artistike. Ai me nxiti ne kete drejtim dhe nese ai nuk do e kishte thene kete nuk do te beja kete qe po bej tani. Te isha regjizore filmash artistike as qe me kishte shkuar me pare nder mend. Ndonese ende me pelqejne shume filmat dokumenatre kam mesuar nderkohe qe nganjehere filmi artistik mund te jete nje mjet me i mire ose i vetmi per te treguar dicka rreth jetes reale.

DW Znj. Getto keni fituar cmimin per regjine me te mire ne Festivalin e Filmit Max Ophls Prize ne Saarbrcken. fare vleresoni ne veten tuaj si regjizore

Almut Getto DW Regjia me e mire ishte per filmin tim te pare A po peshkoni apo jo qe ishte premiere ne ate Festival. Edhe filmi Prane teje u shfaq premiere ne ate festival dhe fitoi cmimin e publikut cmim qe ne si regjizore e duam shume. fare vleresoj ne veten time Kjo eshte nje pyetje te ciles nuk mund ti pergjigjem. Ne fakt cdo regjizor i jep filmit qe ben ndjenjat shpirtin personalitetin e tij. Nderkohe qe edhe regjizoret jane individe si gjithe te tjeret. Keshtu qe secili ka dicka vecanerisht te mire ne vetvete thjesht sepse eshte ai apo ajo qe eshte. Thuhet qe nese te njejtin skenar e marrin 10 regjizore atehere si perfundim do te kesh 10 filma te ndryshem.Bildunterschrift A po peshkoni apo jo

DW Ne160 filmin Prane teje interpretojne dy aktore160 te mirenjohur sot ne Gjermani Katharina Schttler and Bastian Trost. Nga cfare niseni kur perzgjidhni aktoret

Almut Getto Ne pergjithesi me pelqejne aktoret qe jane karaktere dhe kane autenticitet. Per rolin e Lines po kerkoja sidomos dike qe mund te luante vertet ne violincel. fare te them U cmenda nga gezimi kur zbulova qe Katharina Schttler luan ne violincel. Ajo eshte nje nga aktoret me te mira qe une njoh dhe jashtezakonsiht e talentuar. Kur ajo erdhi ne grupin e aktoreve dhe interpretoi vajzen e verber ne menyre kaq te besueshme sa ishte mahnitese atehere nuk pata as me te voglin dyshim ajo ishte aktorja e perkryer per rolin e Lines. Per sa i perket Phillip-it me duhej nje aktor qe te intrpretonte nje karakter dhe qe publiku ta pelqeje pavaresisht se cfare ben. Me duhej dikush qe eshte i afte te nxirte ne pah butesine e tij te brendshme ta bente qe ajo te ndriconte permes gjithe injorances dhe shemtisese qe ai shfaqte se jashtmi. Kjo eshte shume e veshtire per tu interpretuar dhe Bastian Trost eshte mahnites ne rolin e Phillip-it. Perseri e kuptuam ne cast ai ishte i vetmi per kete rol. Ndonese Phillip duket i mbyllur i shemtuar dhe i pakomunikueshem pas kesaj dukjeje ka nje njeri shume te mire por i vetmi person qe e kupton kete i vetmi qe shikon se kush eshte vertet Phillip-i eshte Lina e verber. Natyrisht ne film te duhet nje cift qe shkon mire dhe te dy ishin te perkryer.

DW Si do ta pershkruanit mjedisin ne Gjermani lidhur me mundesite qe i jep nje gruaje per tu rritur si regjizore filmi dhe patur sukses A eshte ne Gjermani bota e regjise se filmit e zoteruar nga burrat

Almut Getto Besoj se per grate eshte me e veshtire por nuk mendoj as qe kjo ndodh vetem ne boten e filmit as vetem ne Gjermani. Ne pergjithesi eshte me e veshtire per grate te punojne ne industrira ku dominojne burrat. Ma do mendja qe ajo qe te duhet eshte ta kesh lekuren e forte. shte vertet turp te shohesh sesa i ndryshem eshte raporti mes numrit te studenteve femra ne degen e filmit qe lene universitetin dhe atyre qe me vone arrijne ta mbarojne te futen dhe te jetojne me biznesin e filmit. Keto te fundit jane vetem pak. Por ashtu si thashe nuk ndodh ndryshe edhe ne profesione te tjera.

DW fare mendoni per sfidat qe duhet te perballoje sot filmi gjerman Cilat do te ishin sipas jush disa nga zgjidhjet

Almut Getto Mendoj se duhet te jemi te kujdesshem te mos humbasim identitetin tone kulturor. Ngaqe biznesi i filmit lidhet160 si cdo biznes tjeter me parate mund te ndodhe qe filma qe i interesojne nje pjese te vecante te shoqerise mund te zhduken ne nje periudhe kohore afatgjate. Ne Gjermani ne jemi te dominuar shume nga kinemaja amerikane dhe ngaqe atje shpenzohen shuma jashtezakonisht te medha per reklamen shume me teper sesa shpenzon Gjermania per filmat e saj atehere kjo ndikon ne vendimin e njerezve se cilin film do te zgjedhin te shohin. Pastaj gjithmone e me shume njerezit i marrin filmat nga interneti ne pergjithesi ne menyre te paligjshme. Per fat te keq keta te fundit nuk kuptojne se ata po ndihmojne per te vrare industrine vendase te filmit. Sa me i vogel te jete filmi aq me shume ai varet nga i160 njerezve qe e shohin ate ne kinema. Nuk di vertet nese ka nje zgjidhje kjo situate ne Gjermani por mendoj psh qe Franca ka gjetur menyra te mira per te mbeshtetur kulturen vendase. Atje femijet mesojne qe ne moshe te vogel te ndjekin filma ne kinema. Gjithashtu ne radio transmetohet muzike franceze. Franca ka keshtu me pak probleme lidhur me ruajtjen e identitetit te saj kulturor dhe kjo do te ishte nje rruge e mire edhe per Gjermanine .

DW fare ka se shpejti ne axhenden tuaj

Almut Getto Tani po punoj me disa skenare por ende nuk kam asgje konkrete. Te shkruash nje skenar te mire kerkon kohe.160 Natyrisht shoh edhe skenare filmash te perfunduar per te qene regjizore.

160

Autor160Ani Ruci

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›