Të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohen në Drimadhë dy persona. Në pranga edhe një bashkëpunëtor

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar në Drimadhë, në kuadër të një operacioni policor. Ata dyshohen për përfshirje në veprimtari të mashtrimit kompjuterik, përmes skemave të call center-ave, nga të cilat dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha monetare.
Po ashtu në pranga ra edhe shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranëi dyshuar për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.
Në pranga ranë G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të shpallur në kërkim.
“Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Shtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/