E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier arrest me burg per vrasesin e studentit

Kokëulur dhe i heshtur është paraqitur në gjykatë Gentjan Shahinaj i akuzuar për vrasjen e Andi Priftit.
Nuk ka folur as kur iu komunikua akuza.
Në thonjtë e viktimës janë gjetur gjurmeë gjaku, kurse në qafen e Gentjan Shahinajt ka gërvishtje. Ky detaj dhe deklarimi i babait të Andi Priftit se dikush i tha që djalin ta vrau shoku i tij, kanë mjaftuar që prokurori Lirim Sina dhe gjykatësi Gentjan Hamitaj të vendosin arrest me burg për 25 vjeçarin Gentjan Shahinaj.
Mbrojtja e përfaqësuar nga Vladimir Cjapi ka kërkuar të vlerësohet i paligjshëm arrestimi dhe të mos jepet asnjë masë sigurie për këtë rast.
Kurse Prokurori Çlirim Sina ka kërkuar bërjen e analizës së ADN-së për të vërtetuar se viktima është përleshur me vrasësin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›