E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja ne Tirane identifikohet autori

Identifikohet autori i plagosjes së ndodhur rreth orës 23:15 në afërsi të shkollës Vasil Shanto në Tiranë. Sipas policisë 24-vjeçari Martin Nanaj, është qëlluar me pistoletë në këmbë pas një grindjeje banale me një bashkëmoshatar të tij. Të njëjtat burime thanë se grindja ka nisur për shkak të shikimeve në lokal, ndërsa të shtënat kanë ndodhur në momentin që kanë dalë jashtë. Policia ka mundur të përftojë nga një kamer sigurie edhe pamjen e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhej i ditur për shkak të hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›