E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna dhe flakë në banesëne kreut të PS në Prezë, Kajmaku

Të tjera rreth shkrimit Gaçi për TvA1 Report: Policia s' mori asnjë hetim Para 2 ditësh i dogjën biznesin, flakë dhe në banesë VIDEO-Kajmaku:Zjarrvënia politike/  VIDEO/ FOTO TIRANE -Familja e kreut të PS-së në Prezë, (rreth 20 km larg Tiranës) Lavdi Kajmaku po jeton mes frikës.  Në orët e para të mëngjesit persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë flakën banesës, duke shënuar incidentin e dytë brenda dy ditësh për familjen e Kajmakut. Madje ata i kanë vënë flakën duke djegur pjesërisht dy makina të cilat ndodheshin në oborr, njëra prej tyre e të atit të Lavdi Kajmakut.

Dy ditë më parë, të enjten e 23 majit persona, të panjohur ndezën tetë vatra zjarri duke shkatërruar biznesin e tij të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, ndërsa një tjetër vatër zjarri ishte vendosur në banesë.

Tv A1 Report mësoi se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar dhe me armë në drejtim të banesës, si dhe ambientet jashtë ndërtesës janë spërkatur me benzinë. Makinat e djegura në oborr janë me targa AA025CZ dhe TR 9696 R.

“Ndihem i rrezikuar për veten dhe familjen. Dyshoj se sulmi mund të jetë politik pasi s'kam konflikte, as personal, as familjar”- ka thënë Kajmaku në një prononcim për Tv A1 Report.

Nuk dihen autorët e zjarrvënies apo motivet e saj, por në një prononcim të dy ditëve më parë Lavdi Kajmaku deklaroi se nuk kishte konflikte dhe se motivi i kësaj zjarrvënieje ishte politik.

GAÇI E MAJKO TE FAMILJA KAJMAKU, GACI PER TV A1 REPORT: POLICIA FAJTORE
Dy deputetë socialistë Artan Gaçi dhe Pandeli Majko kanë shkuar sot në mëngjes pranë familjes Kajmaku. Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report deputeti Gaçi bëri me faj policinë e cila nuk u angazhua në hetime duke mos shoqëruar asnjë person për zjarrvënien e 23 majit

“Ndihen të pasigurtë. Është vetëm sulm politik. Mosreagimi i policisë i ka nxitur të marrin ndërmarin veprimin. Policia bënte hetime duke ngrënë paçe dhe për dy ditë nuk u ndalua askush. I bëj thirrje policisë të bëjnë detyrën e tyre pasi kupola e policisë është e kapur nga krimi. Unë i bëj thirrje atyre pak policëve që janë të ndershëm që të bëjnë detyrën. E vetmja pistë është politike. Ky është incidenti më i rëndë.”- tha Gaçi në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.

CFARE THA KAJMAKU ME 23 MAJ
"Dyshimi im është vetëm politik. Unë jam kryetari i PS të Prezës. Ne s’kemi ndonjë konflikt, ndonjë problem apo ndonjë borxh. Ne kemi rreth 17 vjet që e ushtrojmë këtë biznes dhe s’kemi patur asnjëherë probleme fare. Kjo është vetëm politike, nuk ka arsye tjetër. Unë nuk kam asnjë lloj sigurie për këto që më kanë ndodhur në vazhdimin e jetës. Por, unë nuk do të trembem nga kjo. Unë do vazhdoj karrierën time, do jem kryetar i PS dhe do vazhdoj ta mbështes Partinë Socialiste”- tha Kajmaku në një prononcim për gazetarin e Tv A1 Report, Arsen Rusta,. paraditen e 23 majit 2013.

Ndërkohë që deputeti i PS-së Artan Gaçi  tha se e vetmja pistë është ajo politike, dhe e lidhi me një lajm të publikuar në media që kompromentonte kreun e komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë, si një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA. "Tani vjen dhe përgjigjja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në '97-n nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS-së nuk ka ndodhur"- tha Artan Gaçi në prononcimin telefonik për "Tv A1 Report", mëngjesin e 23 majit duke shtuar se “fatmirësisht familjarët kanë arritur të ndjenë zhurmën e fjalëve dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç.

Redaksi Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›