Të shtëna me armë brenda spitalit në Oklahoma, vriten 4 persona

Të shtëna me armë janë regjistruar më 1 qershor në spitalin St.Francis në Tulsa, Oklahoma. Një person i armatosur ka hapur zjarr duke qëlluar për vdekje 4 persona dhe duke lënë të plagosur disa persona. Sipas CNN, zv.shefi Eric Dalgleish tha në një konferencë shtypi se edhe agresori ka vdekur. Dagleish tha se vrasësi kishte një pushkë dhe një pistoletë. Guvernatori republikan i Oklahomas, Kevin Stitt, ka dhënë detaje mbi sulmin, duke e cilësuar si një akt urrejtje dhe dhune të pakuptimtë.
“Ajo që ndodhi sot në Tulsa është një akt i pakuptimtë dhune dhe urrejtjeje. Sara dhe unë lutemi për familjet e atyre që humbën jetën dhe për ata që u plagosën. Jam mirënjohës për veprimet e shpejta dhe të guximshme të Departamentit të Policisë së Tulsas. Dhe reaguesit e tjerë të parë që bënë çmos për të frenuar një situatë të tmerrshme. Unë i kam ofruar kryetarit G.T. Bynum çdo burim shtetëror që mund të jetë i nevojshëm dhe u kërkoj të gjithë banorëve të Oklahomas të mblidhen së bashku në mbështetje të komunitetit të Sistemit Shëndetësor të Shën Françeskut dhe të pikëllohen me ata jetët e të cilëve kanë ndryshuar përgjithmonë”, tha ai.
Sakaq, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka bërë me dije se Presidenti Biden është informuar për të shtënat në Tulsa, Oklahoma. Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër situatën dhe ka kontaktuar me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të ofruar mbështetje.
/rtsh.al/