Të shtëna me armë në Fushë Kuqe, qëllohet drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga ka qenë mesditën e kësaj të mërkure në qendër të një atentati me armë zjarri, por fatmirësisht nuk është lënduar. Mësohet se ai ka qenë duke lëvizur me makinë në Fushë Kuqe, kur drejt tij është qëlluar me armë.
Ka qenë vetë ish-deputeti që ka njoftuar sallën operative dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendngjarje. Armando Prenga e ka identifikuar personin që ka qëlluar dhe bëhet fjalë për një 29 vjeçar me inicialet A.P.
"Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar", thotë Policia.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Ish-deputeti Armando Prenga
Kurbin/Informacion paraprak
Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
