E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, inspektorët e OKB, mbërrijnë në Hagë

HAGE- Inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që zhvilluan hetime në Siri lidhur me dyshime për sulm kimik afër kryeqytetit Damask, sot pasdite kanë mbërritur në Hagë, ku është edhe selia e OKB për ndalimin e armëve kimike.

Inspektërot kanë mbledhur prova dhe dëshmi gjatë ditës së djeshme dhe pritet që t’i fillojnë verifikimin e mostrave, për të vërtetuar nëse janë përdorur ose jo armë kimike në Siri.

Ata u larguan nga Siria me anijet e Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Kombet e Bashkuara ende nuk kanë shpallur se kur do të mund të paraqitet raporti i inspektorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›