E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbrazet ishulli i Santorinit, banorët largohen nga frika e tërmeteve, mes tyre edhe shqiptarë

Ishulli grek i Santorinit ka nisur të zbrazet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit  janë larguar  rreth 9000 persona, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Të gjithë po largohen nëpërmjet rrugëve detare dhe fluturimeve, ndërsa një pjesë e tyre kanë vendosur të evakuohen në Athinë për momentin.

Në këtë periudhë zakonisht kryet rinovimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, për sezonin turistik që është në prag.

Por  puna është ndërprerë për shkak të lëkundjeve sizmike, të cilat nuk janë ndalur as këtë të martë.

Janë shënuar disa tërmete me  magnitudë  mbi 4 të shkallës Rihter. Dëme të mëdha ndërtesash nuk ka, por ka patur rrëshqitje dherash.

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e emergjencës  duke mbyllur të gjitha institucionet.

Sipas ekspertëve  mund të pritet një tërmet i fuqishëm  me magnitudë 6 që do të çonte në zbutje të situatës sizmike./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›