E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një viktimë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (4 shtator) në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i vrarë një person. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa viktimë ka mbetur një 34-vjeçar me inicialet K.K..

Ai është qëlluar teksa ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali, ndërsa autorë kanë qenë dy persona, të cilët janë larguar më pas me një motor.

Për momentin nuk bëhen me dije më shumë detaje, teksa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe po kryhen kontrolle në zonë e në ambiente të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›